Profesori i drejtësisë Goce Naumovski, i cili ishte këshilltar i kryeministrit Hristijan Mickoski, u zgjodh gjyqtar i ri i Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme parlamentare me 63 vota "pro". Shtatë deputetë ishin kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim.

Naumovski ishte përfshirë në listën e këshilltarëve qeveritarë të publikuar në janar të vitit të kaluar dhe, siç thuhej në të, ai e këshillonte kryeministrin për çështje ligjore.


Ai zëvendëson gjyqtaren Jadranka Daboviq-Anastasovska, e cila dha dorëheqjen nga posti i saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor. Ajo deklaroi se po jepte dorëheqjen "për arsye shëndetësore dhe personale"./Telegrafi/