Portali i njohur Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të dekadës te Real Madridi, ku nuk mungojnë edhe befasitë.

Me afrimin e vitit 2020, Goal ka vendosur të zgjedhë lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Los Blancos gjatë 10 viteve të fundit.


Në portë vendin e ka fituar legjenda Iker Casillas duke mposhtur një tjetër portieri me të cilin Reali ka fituar shumë, Keylor Navas.

Mbrojtja e Mbretërve është zgjedhur aktualja, me Dani Carvajal dhe Marcelo në krahë dhe Sergio Ramos e Raphael Varane në qendër.

Në mesfushë, Xabi Alonso ka fituar balotazhin me Casemiron, duke zënë vend përkrah dyshes, Toni Kroos dhe Luka Modric.

alonso nuk luan ndaj juves cr7 mbetet n euml pozit euml n e tij hd

Vija e sulmit është treshja e njohur si 'BBC', me Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Disa nga lojtarët e rëndësishëm që kanë mbetur jashtë formacionit janë: Keylor Navas, Leite Kaka, Casemiro, Angel Di Maria dhe Mesut Ozil.

real madridi

/Telegrafi/

telegrafi sport app