Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes një komunikate për media thotë se është thellësisht i zhgënjyer me trajtimin institucional të rastit të njohur si “Afera Pronto”.
Në reagimin e bërë, GLPS thotë se “me shqetësim të madh është pranuar aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për këtë rast, i cili liron nga aktakuza dy nga të akuzuarit dhe për njërin shqipton dënim me kusht. Njëri ndër të akuzuarit është edhe Adem Grabovci, ish- deputet dhe ish- shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Ky rast shkaktoi shqetësim të madh në publik për shkak se, për herë të parë në Kosovë, përmes mediave janë zbuluar dhe publikuar veprimet dhe metodat e punësimit të disa individëve nëpër pozita shtetërore, nga ndërhyrjet partiake. Rikujtojmë që sipas aktakuzës, të pandehurit akuzoheshin që kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave të cilët kanë konkuruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në MPB, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.
Rrjedhimisht, aktakuza akuzon të pandehurit që përmes veprimeve inkriminuese të tyre të përshkruara në aktakuzë, të njejtit kanë tentuar krijimin e privilegjeve apo përparësive për disa persona të caktuar mbi bazën e raportit të tyre të afërt personal dhe përkatësisë politike si dhe kanë diskriminuar- mohuar të drejtat e personave tjerë që kanë konkuruar për pozitat e përcaktuara në konkurset e lartëcekura”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim thuhet se “pra, me anë të kësaj aktakuze PSRK ka tentuar të provojë kryerjen e veprës penale të ushtrimit të ndikimit politik të të pandehurve duke vepruar nga prapaskena dhe jo kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit të tyre zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, fakt ky që ka minimizuar dëmin e shkaktuar që dyshohet të jetë kryer nga të gjithë të pandehurit dhe të tjerët. Ky veprim numërohet si dështimi i tretë i PSRK-së në trajtimin dhe mënyrën e aplikuar për zbardhjen e këtij rasti dhe ndëshkimin e krimit që dyshohet të jetë kryer”.
“Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ku flitet për z. Adem Grabovci, ndër të tjera thuhet se: “..Nga pozita e deputetit dhe shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, qartazi rezulton se i akuzuari nuk kishte kompetencë për çështjen e rekrutimit të punonjësve në shërbimin civil, rrjedhimisht as nuk mund të kishte keqpërdorim të autorizimeve në këtë aspekt, pasi që këto autorizime nuk ekzistonin në pozitën që mbante i akuzuari..” Për më tepër, Gjykata vazhdon: “..Në rastin konkret i akuzuari duke qenë anëtar i legjislativit nuk kishte autorizime ligjore në çështjen e punësimit të personave në shërbimin civil të përshkruar si në dispozitiv, andaj edhe nuk mund të jetë kryes i kësaj vepre penale sipas këtij kualifikimi në relacion me këtë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.” Njëkohësisht, Gjykata e Apelit ka ndjekur të njejtën linjë të mendimit lidhur me të akuzuarin tjetër i cili është liruar nga aktakuza”, vijon reagimi.
“Drejtësia Sot (platformë e GLPS) në analizën e publikuar në janar të viti 2020 ka theksuar mangësitë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ku ka theksuar paaftësinë ligjore dhe profesionale e Prokurores, për të argumentuar me prova të vlefshme dhe ligjore. Në të njëjtën kohë, Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi edhe për shkeljet e Kodit të Procedurës Penale të kryera nga gjykata duke filluar me shkeljen e afatit ligjor për caktimin e seancave gjyqësore, pastaj gabimet në administrimin e provave materiale, dhe zhagitjen e panevojshme të rastit”.
Sipas GLPS, ky vendim është dështimi i radhës i sistemit të drejtësisë në Kosovë, dhe është tregues i qartë i një sistemi të kapur i cili sigurohet të i amnistojë të gjitha figurat e larta shtetërore, personat me lidhje të larta politike dhe shtrirje të gjerë të ndikimit.
“Për më tepër, ky vendim është dëshmi e pakontestueshme që tregon që sistemi i drejtësisë në Kosovë, si i tillë që është, punon në të kundërtën e mandatit të tij, ashtuqë rezultat i punës së disa prokurorëve janë disa aktakuza të cilat janë të destinuara për të dështuar. Fatkeqësisht, një vendim i tillë është vazhdimësi e akgjykimeve liruese për aferat më të rrezikshme të korrupsionit në vend, përfshirë edhe rastin e ‘Veteranëve të rrejshëm’.
Prandaj, në vazhdën e thirrjeve të zëshme dhe kërkesës së vazhdueshme për një reformë të thellë në institucionet e sundimit të ligjit, qëllimi i të cilës është ç’rrënjosja e korrupsionit dhe klaneve të krimit të organizuar prezente në këto institucione, i bëjmë thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që të trajtojnë si prioritetin më të rëndësishëm të mandatit të tyre, dizajnimin dhe implementimin e vetingut. Për më tepër, pasojat e trajtimit institucional të këtij rasti nuk përfundojnë vetëm me rrënimin e sistemit të drejtësisë, por njëkohësisht afektojnë proceset politike, përfshirë këtu edhe progresin në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në reagim.
GLPS thekson tutje se “qytetarët e Republikës së Kosovës me këmbëngulësi kërkojnë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm”.
“Është e papranueshme të jemi dëshmitarë të këtyre rezultateve që rrënojnë një sistem të tërë të gjyqësisë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Përgjegjësia nuk duhet reshtur së kërkuari deri në arritjen e rezultatit final, i cili do të ishte një veting rrënjësor që siguron integritet profesional e personal dhe profesionalizëm në sistemin e drejtësisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025