LAJMI I FUNDIT:

Globet e akullit për fytyrën janë një mjet i ri bukurie që duhet ta provoni

Globet e akullit për fytyrën janë një mjet i ri bukurie që duhet ta provoni

Nxehtësia e madhe e verës mund të na shkaktoj probleme, por për fat të mirë, janë zbuluar globet e akullit për fytyrë.

Përveç që globet e akullit duken bukur estetikisht, masazhi për ftohjen e lëkurës godet ndryshe dhe na vendos në një gjendje qetësie.

Globet në vetvete janë bërë prej qelqi dhe brenda është një sajesë me shkëlqim jo toksik dhe miqësor me mjedisin. Për rezultate më të mira, hapini në frigorifer dhe lërini të rrijnë brenda natës.

View this post on Instagram

A post shared by Ice Globes (@iceglobes)


Në mëngjes, shtoni pak nga vaji ose serumi i favorshme në lëkurën tuaj të sapo pastruar. Mbajini globet e fytyrës në majat e tyre dhe vendosini mbi bazën e mjekrës.

Vazhdoni në një lëvizje lart dhe vazhdoni të përsëritni këtë hap derisa të keni mbuluar të gjithë zonën e faqeve tuaja. Kjo na jep një ngritje të fytyrës dhe ndihmon në uljen e skuqjes.

Për ballin, filloni nga vetullat tuaja, rrëshqitni lart dhe pastaj vazhdoni poshtë.

Ju mund t’i përsërisni këta hapa sa herë që dëshironi. Përveç që janë një masazh i mahnitshëm qetësues i lëkurës, ato gjithashtu ndihmojnë në detoksifikimin dhe minimizimin e poreve. /Telegrafi/