Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës, Genc Nuza kryesor

Gjashtë gjyqtarë nga Kosova janë caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Sigma Olomouc-NK Celje.
Gjatë të enjtes do të zhvillohet xhiros e katërt e fazës së ligës së Ligës së Konferencës.
Përveç ndeshjes së dy klubeve shqiptare, Drita-Shkëndija, vëmendja e tifozëve nga Kosova do të jetë edhe në një takim tjetër.
Bëhet fjalë për ndeshjen Sigma-NK Celje, e cila pritet të zhvillohet në “Andruv stadion”, nga ora 18:45, ku gjyqtarët do të jenë nga Kosova.

Genc Nuza është caktuar si gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Gjyqtar i katërt është caktuar Vigan Ibërdemaj, teksa në VAR do të jenë Dardan Çaka dhe Lirim Jashari. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































