LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi më i madh mafioz në dekada: Dënohen 70 anëtarë të Ndrangheta

Gjyqi më i madh mafioz në dekada: Dënohen 70 anëtarë të Ndrangheta

Një gjykatë në Itali dënoi 70 anëtarë të grupit të fuqishëm mafioz Ndrangete, në fazën e parë të gjyqit më të madh mafioz në dekadat e fundit.

Në dy vitet e ardhshme, 355 anëtarë të mafias dhe zyrtarë të korruptuar do të përballen me gjykatën për pjesëmarrje në grupin mafioz më të pasur dhe më të fuqishëm në Itali.

Qindra avokatë dhe afro 1000 dëshmitarë po marrin pjesë në gjyq, raporton bbc.


“Maxi gjyqet” u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të përgatitur posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme, transmeton Telegrafi.

Të pandehurit kishin në dispozicion një gjykim të përshpejtuar dhe ulje të dënimeve me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Në këtë rast, gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona. 21 persona u lanë të lirë.

Ndrangeta është një rrjet kriminal me rreth 150 familje. Ky gjyq ka të bëjë vetëm me njërin prej tyre – familjen Mancuso.

Lista e gjatë e akuzave përfshin vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre dhe lakmi.

Bosi i supozuar Luigi Mancuso (67), i mbiquajtur “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.

Ndrangheta u ngrit pas sprovave të mëdha në fund të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra.

Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por specialiteti i saj është tregtia e kokainës dhe besohet se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 për qind të tregtisë evropiane të asaj droge. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori