Eksperti financiar, Ramadan Ferizi, ka deklaruar se me ridestinimin e mjeteve buxhetore të planifikuara buxheti i Kosovës ishte dëmtuar në vlerë prej mbi 3 milionë eurove.
Këtë deklarim Ferizi e dha të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin ku ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarët e tjerë, Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, po akuzohen për korrupsion.
“Është bërë ridestinim i buxhetit, që nënkupton se mjetet buxhetore nuk janë përdor për qëllime për të cilat ka qenë buxheti”, ka thënë Ferizi.
Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Mentor Bajraktari se a mund të tregoj saktësisht si është dëmtuar buxheti, e që sipas ekspertit nga mbi 19 milionë euro që ka qenë buxhet nuk janë paguar fermerët.
“Në faqen 11 të ekspertizës, se sa është vlera e kontraktuar për masat që kanë mbet të pa paguara gjatë vitit 2018 janë gjithsej 428 projekte me vlerën prej 19 milionë e 852 mijë e 256 euro e 93 centë, neve na intereson vetëm shuma prej 3 milionë e 356 mijë e 85 euro e 77 centë, që do të thotë fermerët edhe pse janë kontraktuat, gjithmonë po flas sipas pasqyrave financiare të ministrisë, në fund të vitit nuk janë subvencionuar, me arsyetimin se thuhet kanë ngec për shkak të mungesës së mjeteve”, tha ai.
E paraprakisht, i pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Halimi, avokat Artan Qerkini, se si e definon dëmin eksperti, i njëjti është përgjigjur se ministria nuk i ka përdor mjetet e buxhetit për çka janë ndarë me ligj por për projekte tjera dhe në këtë mënyra është shkaktuar dëmi.
“Derisa ministria nuk i ka përdor dhe shpërndarë mjetet e buxhetit të Kosovës për çka janë ndarë me ligj por në këtë rast i ka përdor për projekte të tjera, unë e konsideroj se i është shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Pas përfundimit të dëgjimit të ekspertit, lidhur me deklaratat e tij në seancën e sotme dhe atë të kaluarën kishte vërejtje nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Mbrojtësi i të akuzuarit Rikalo, avokat Miodrag Brkljaq, ka thënë se nuk pajtohet aspak me ekspertizën e ekspertit, pasi që sipas tij, eksperti nuk është përgjigjur në asnjë pyetje direkte nga ana e avokatëve, të akuzuarve por edhe trupit gjykues.
Tutje, ai ka shtuar se për këtë çështje është dashur të mirët një ekspert pak më profesional, pasi që lidhur me këtë lëndë ka pasur diskutime të strukturave politike dhe ka mundur të interpretohet si presion për gjykatën.
“Dihet që ka pasur diskutime të strukturave politike në lidhje me këtë lëndë që ka mundur të interpretohet si një presion direkt për gjykatën dhe nga këto arsye, nga aspekti financiar t’i përqendrohet një kujdes i shtruar dhe për këtë çështje të deklarohet dhe të mirët një ekspert pak më profesional”, ka thënë Brkljaq.
Sipas tij, shuma mbi 3 milionë i ishte kthyer buxhetit dhe pretendimi i ekspertit se nuk janë paguar fermerët nuk qëndron.
“Në qoftë se ministria ka të drejtë me disponu me mjete në kuadër të ministrisë, atëherë qysh është e mundshme, ka pare mjaft e kanë mbet të papaguar fermerët të cilët bile i kanë pas kontratat jo për një vjet por për dy vite”, ka thënë ai.
Në fund, Brkljaq tha se nuk mund të mbështeten në këtë ekspertizë dhe e njëjta nuk duhet të jetë bazë për një aktgjykim, pasi që sipas tij eksperti nuk ka qenë profesional.
“Urdhëroni një ekspertizë të re dhe jepjani detyrat konkrete ekspertit të ardhshëm, ky zotëria sillet siç thojnë në Serbi, si shiu rreth Kragujevcit”, tha avokati Brkljaq.
Pasi që ishte fundi i orarit të punës, seanca e sotme u ndërpre dhe ajo e radhës pritet të mbahet më 24 shkurt 2023.
Ndryshe, eksperti Ferizi kishte filluar deklaratën e tij më 30 janar të këtij viti.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 26 dhjetor 2019, të pandehurit Nenad Rikalo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka, në bashkëveprim, gjatë vitit 2018, me qëllim që t’iu mundësojnë përfitim në mënyrë të kundërligjshëm kompanive si: konzorciumit “Novus” SH.P.K, për fitimin e grantit “Ndërtimi i tregut modern për prodhime bujqësore” në Prishtinë, konzorciumit “Dhemetra” SH.P.K për fitimin e grantit “Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organit” (duke mos qenë fare në listën e projekteve të cilat mbulohen me financim përmes granteve), koncorziumit “DOO Zubin Potok” për fitimin e grantit “Projekti për ndërtimin e investimeve në objektin për magazinimin dhe ruajtjen e frutave”, si dhe konzorciumit NTP “Arena Engineering” në Pejë, për fitimin e grantit “Prodhimi dhe përpunimi i mishit” në Pejë, me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural neni 5.1, neni 8, neni 13 paragrafi 1.2, neni 4, neni 14.2 Ligji 03/L098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, neni 8 dhe 9, rregullores ( QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.
Këtë thuhet se e kanë bërë ashtu që i pandehuri Nenad Rikalo, në cilësinë e ministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij, ka hartuar një “Program të veçantë”, pa buxhet të veçantë të ndarë për këtë projekt, ka vendosur mbi kriteret, ka përcaktuar regjionet për financim, shumën e grantit, duke i anashkaluar edhe procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë, që ishte kompetencë e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR duke mbivendosur në mes të masave me programin e rregullt, më 26 mars 2018, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar vendimin me nr. ref. KM 91/18 për hartimin e politikave të reja për zhvillim të mëtutjeshme të infrastrukturës rurale dhe ngritjes së konkurrencës në zonat rurale më pak të zhvilluara, me ç‘rast edhe programin ua dorëzon vet të përfunduar, ndërsa komisionin e kishin formuar vetëm formalisht.
Tutje, thuhet se i pandehuri Kapllan Halimi, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri, ka tejkaluar kompetencat e tij ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë vendimin me ref.nr. ZSP 266/18 për t’ua mundësuar përfitim në mënyrë të kundërligjshme kompanive të sipërcituara, emëron grupin punues në përbërje prej 11 anëtarëve për përgatitjen e investimeve në infrastrukturë rurale, duke qenë në dijeni se ky grup nuk është kompetent dhe nuk ka njohuri për përpilimin e këtij programi, derisa ishte në dijeni se ky grup ishte vetëm formal, duke ditur se drafti është dorëzuar nga vet ministri Rikalo.
Sipas akuzës, i pandehuri Shefki Zeqiri, në cilësinë e personit zyrtar në këtë ministri, gjatë vitit 2018, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, e ka hartuar dhe aprovuar Udhëzimin Administrativ 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “Zonat Rurale më pak të zhvilluara”, edhe pse e kishte ditur që ky program ishte hartuar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Rregulloren (QKR) nr. 37/2013, duke i anashkaluar procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë që është kompetencë e Departamentit të Politikave për zhvillim Rural në MBPZHR.
Ndërsa, sipas akuzës, i pandehuri Ekrem Gjoka, në cilësinë e personit zyrtar, ushtrues detyre i Kryeshefit të AZHB-së, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendimin ref.nr. ZHB-07/4/54/2018 për formimin e grupit punues, i cili grup do të bëjë kontroll administrativ, vlerësim, miratim dhe kontraktimin e projekteve të masës të infrastrukturës rurale, në përbërje prej: Lindar Krasniqi, Shkëlzen Morina, Albana Zeqiri dhe Leon Thaçi, duke anashkaluar faktin se ky ekip duhet të formohet prej drejtorit, të monitorohet prej drejtorit dhe ky grup të raportonte te Drejtori i Drejtorisë për Miratimin e Projekteve dhe Zhvillim Rural.
Kështu thuhet se i pandehuri Gjoka me qëllim ka vepruar në atë mënyrë që t’iu mundësonte përfitim kompanive të lartpërmendura në mënyrë të kundërligjshme ngase vet ishte pjesë e grupit kur ministri ua kishte dorëzuar draftin e gatshëm, duke vepruar në këtë mënyrë buxhetit të Republikës së Kosovës në bashkëveprim i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4.000.000 euro.
Sipas akuzës, të akuzuarit Shkëlzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi e Albana Zeqiri, më 14 gusht 2018, duke bashkëvepruar në cilësinë e personave zyrtarë pranë MBPZHR-së, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që t’u mundësojë përfitim në mënyrë të kundërligjshme kanë shpallur fitues konzorciumin “Novus” sh.p.k për fitimin e grantit “Ndërtimi i tregut modern për prodhime bujqësore”, në Prishtinë, kanë shpallur fitues konzorciumin “Dhemetra” sh.p.k për fitimin e grantit “Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organik” në Gjilan, kanë shpallur fitues konzorciumin “DOO Zubin Potok”, për fitimin e grantit “Projekti për ndërtimin e investimeve në objektin për magazinimin dhe ruajtjen e frutave”, kanë shpallur fitues konzorciumin NTP “Arena Engineering”, për fitimin e grantit “Prodhimi dhe përpunimi i mishit”, në Pejë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “Zonat rurale më pak të zhvilluara”, raporton betimiperdrejtesi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit