Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim me kusht për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin, vendim i cili është marrë pas ankesave.
Kështu thuhet në një njoftim për media nga Gjykata e Apelit të Kosovës, e cila i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe avokatëve mbrojtës, në çështjen e të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi. dhe Faton Topalli.
Siç thuhet në njoftim të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë.
“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 03.01.2018, është vërtetuar. Të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga ana e gjykatës së shkalles se parë dhe atë: Albin Kurti me një vit e gjashtë muaj burgim, për shkak të veprave penale në vazhdimësi ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, nga neni 375 paragrafi i patë, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale në vazhdimësi ‘Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, nga neni 409 paragrafi i 5-të i lidhur me paragrafin e 1, të këtij kodi. Për të njëjtat vepra Albulena Haxhiu është dënuar më një vit e tre muaj burgim, Donika Kadaj-Bujupi me një vit e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli me një vit dy muaj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftim, dënimet e shqiptuara me burgim kundër të gjithë të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh të akuzuarit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.
“Gjykata e Apelit konstaton se aktgjykimi në fjalë nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk përmban as shkelje të Ligjit Penal, e që do të kushtëzonte anulimin e aktgjykimit. Po ashtu duke shqyrtuar çështjen përkitazi me vendimin për dënim, Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe mbrojtjes nuk janë të bazuara”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare