LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ukrainase ndalon veprimtarinë e partisë pro-ruse

Gjykata ukrainase ndalon veprimtarinë e partisë pro-ruse

Veprimtaria e një partie pro-ruse e udhëhequr nga një aleat i ngushtë i Vladimir Putin u ndalua nga një gjykatë ukrainase, bënë të ditur nga ministria ukrainase e Drejtësisë.

Ministria veproi sipas një ligji të votuar nga Parlamenti gjatë muajit të kaluar, ligj ky i cili u mundësoi gjykatave që të kërkojnë ndalimin e veprimtarisë së partive, aktiviteti i të cilave cilësohet si kërcënim ndaj Ukrainës.

Në deklaratën e lëshuar u tha se gjykata në qytetin perëndimor të Lviv kishte vendosur që të gjitha pronat e Viktor Medvedchuk, një biznesmen i pasur i cili u akuzua për tradhti dhe lider i partisë opozitare “Platforma Opozitare për Jetën”, të kthehen në prona shtetërore, transmeton Telegrafi.


Ishte këshilli për siguri dhe mbrojtje kombëtare i Ukrainës ai që rekomandoi që këto kufizime të vendoseshin ndaj partisë se Medvedchuk, e cila njëkohësisht ishte edhe partia e dytë më e madhe në kuvendin ukrainas.

Ishte kjo parti e cila kundërshtoi një vendim të parlamentit, vendim ky që e cilësonte Rusinë si një shtet agresorë, kjo pas aneksimit të rajonit të Krimesë nga ana e Moskës zyrtare, e gjithashtu ishin mbështetës të separatistëve në lindje të Ukrainës, të cilët mbështeteshin nga Rusia.

Ishin politikanët e kësaj partie të cilët favorizonin kthimin nën patronazhin e Kremlinit mbi integrimin Evropian. Medvedchuk, një mik i afërt i Vladimit Putin, u kap nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e bëri të ditur se ku dhe si u kap Medvedchuk, por ai tha se dëshironte që t’ia ofronte atë Rusisë në shkëmbim të të burgosurve ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori