Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerësoi se aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore për kompensimin e viktimave supozuara nga ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.
Kjo gjykatë të enjten, 6 prill 2023, ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima.
Po, sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë, prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.
Lexoni më poshtë të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e KMDLNJ-së:
Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me një vendim të formës jo të prerë është dënuar me 26 vjet burg për shkak të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.
Ndërkaq, po kjo gjykatë, të enjten më datë 6 prill 2023 ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima. Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin. Nëse nuk ka asnjë mundësi që Salih Mustafa të zhdëmtojë viktimat, si opsion i gjykatës i zhdëmtimit të viktimave mbetet të bëhet nga buxheti i Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë.
Kohë më parë Gjykata Speciale në Hagë i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me disa pyetje për të sqaruar mënyrën dhe mekanizmat që i kompensojnë viktimat duke shprehur dyshime të mëdha në gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për kompensimin e viktimave që ua njeh këtë status kjo gjykatë sidomos në lartësinë e shumës me të cilën do të kompensoheshin. Qartazi nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e kësaj ministrie e cila, në përgjigjen e saj e sqaroi se në Kosovë është një Komision për Kompensim të Viktimave të Krimit por që viktimat e supozuara nuk mund të përfitojnë asnjë kompensim sipas ligjit në fuqi sepse nuk përfshihen në kategoritë përfituese sipas këtij ligji.
Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin Nr. 04/L–054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga Ligji Nr. 04 /L -054.
Aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK dhe rrjedhimisht për këtë arsye qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me Ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit. Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhërit për dëmshpërblim.
Gjykata Speciale që me asgjë nuk e dëshmon se është e Kosovës, nuk i përgjigjet me asgjë dhe për asgjë asnjë autoriteti të Kosovës, jotransparente deri në konspiracion për autoritetet dhe opinionin e Kosovës dhe ndërkombëtar, me një mandat të devijuar dhe të degraduar nga qëllimi për çka ishte themeluar i shndërruar në një grup përfituesish të dështuar në Kosovë dhe në vendet tjera ku kanë punuar, duke siguruar për veten e tyre përfitime marramendëse, as që kanë ndonjë interesim që ta dinamizojnë punën e tyre që të mos i dëmtojnë të arrestuarit duke i mbajtur për vite të tëra në paraburgim dhe gjykim, përtej çdo kohe të arsyeshme, nuk mund të vendosë dhe zbatojë standarde të dyfishta, paga marramendëse që nuk i ka asnjë institucion që është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës (këta thonë se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës me seli në Hagë!!!!), kurse në anën tjetër ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës me shpenzime marramendëse dhe të cilat është dashur të jenë barrë e Gjykatës Speciale ashtu siç janë edhe rrogat e tyre të çmendura. Këta, si çakenj juridik, me një këmbë janë në Hagë kurse me tjetrën janë në Ukrainë apo vend tjetër ku ka lufta dhe ku shohin mundësi marramendëse përfitimi. Mos u habitni nëse nesër po kjo Gjykatë Speciale të kërkojë nga Kosova t’ua paguajë pushimet dimërore në Sent Moric dhe ato verore në Dubai. Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit e Dubait, prostitucion juridik! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos