Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke e lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.
Në aktgjykimin e kësaj gjykate, thuhet se vendimi i MASHT-it është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se kompensimi i orëve të humbura me rastin e grevës ka për qëllim zhvillimin arsimor të nxënësve dhe aftësimin e tyre social dhe profesional, kjo në përputhje me parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar të përcaktuara me Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
Ky aktgjykim është marr nga gjykatësja Arjeta Sadiku, ku thuhet se vendimi MASHT-it nuk është diskriminues, e as ndëshkues për paditësin, e as mësimdhënësit të cilët janë të obliguar me këtë vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Padia për këtë rast ishte ushtruar pasi që MASHT-i, më 27 shkurt 2019, kishte marr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit para universitar publik, si pasojë e grevës.
Në vendimin e MASHT-it thuhej se orët e humbura do të zëvendësohen pesë ditë gjatë pushimit pranveror, pesë ditë gjatë vitit shkollor dhe për pesë ditë do të zëvendësohen pas përfundimit të vitit shkollor.
Por, kundër këtij vendimi kishte qenë SBASHK-u, ku përmes padisë së ushtruar në gjykatë më 4 mars 2019, kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi, me pretendimin se ai është i kundërligjshëm.
Përkundër pretendimeve të palës paditëse, gjykata ka lënë në fuqi vendimin e atakuar, me arsyetimin se i njëjti është i bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, dhe se MASHT-i mban përgjegjësi kryesore për planifikimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit parauniversitar.
“Për të vendosur, gjykata fillimisht u bazua në Ligjin për Arsimin e Parauniversitar, i cili në nenin 5 përcakton detyrat e Ministrisë, që nënkupton të paditurën MASHT, e që sipas kësaj dispozite Ministria mban përgjegjësinë kryesore për planifikimi, caktimin e standardeve dhe sigurimin e cilësisë së sistemit t arsimit parauniversitar”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.
Aty thuhet se aktgjykimi po ashtu bazohet në Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor, me të cilin përcaktohen edhe ditët dhe javët e obliguara të mësimit, e në të cilin MASHT-i e obligon personelin arsimor që të realizojë orët sipas planifikimit kur mësimdhënësi mungon me apo pa arsyeje, e qëllimi i kompensimit të orëve të humbura është realizimi i planprogramit të paraparë për vitin shkollor.
Për më tepër, aty thuhet se në pamundësi të kompensimit të orëve të parealizuara, mësimdhënësi është i obliguar të gjej formën e përshtatshme për realizimin e objektivave përkatëse të nxënies.
Sipas gjykatës, kjo nënkupton se kompensimi i orëve është përgjegjësi e vetë mësimdhënësit, e që në rastin konkret me vendimin e të paditurës është përcaktuar forma e kompensimit të orëve të humbura.
“Mbi këtë bazë, gjykata vlerëson se vendimi i të paditurës i goditur me padi është vendim i drejtë dhe i ligjshëm, sepse i njëjti është marr pas vërtetimit të të gjitha fakteve relevante, konform dispozitave ligjore në fuqi” thuhet në këtë aktgjykim.
Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 4 mars 2019, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës.
Kjo pasi që me vendimin e SBASHK-ut, të datës 10 janar 2019, të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kishin qenë në grevë nga data 14 janar, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës sipas Ligjit për Paga.
E lidhur me orët e humbura me rastin e grevës, MASHT-i, më 27 shkurt 2019, kishte nxjerr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës, ku sipas këtij vendimi, orët e humbura do të zëvendësohen pesë ditë gjatë pushimit pranveror, pesë ditë gjatë vitit shkollor dhe për pesë ditë do të zëvendësohen pas përfundimit të vitit shkollor.
Por, me një vendim të tillë nuk ishte pajtuar SBASHK-u, pasi që sipas kësaj sindikate, ky vendim kishte qenë në kundërshtim me Ligjin për Grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.
Të pakënaqur me këtë vendim, SBASHK-u kishte ushtruar padi, me ç’rast kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, anulimin e këtij vendimi. /Betimipërdrejtësi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës