LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale e Shkupit: Nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi

Gjykata Penale e Shkupit: Nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore të Shkupit vërtetoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, njoftojnë nga gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi, së bashku me lëndën, sipas nenit 65 alinesë 5 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën penale, menjëherë do të dorëzohen në Gjykatën e Lartë të RMV-së për procedurë të mëtejshme.


Gjykata refuzon lirimin e Morinës nga paraburgimi
Lexo po ashtu Gjykata refuzon lirimin e Morinës nga paraburgimi

Njëherit, masa e paraburgimit kundër Tomor Morinës dhe që është caktuar me propozim të Prokurorisë vazhdon të vlejë deri në vendimin përfundimtar të Këshillit gjyqësor, përkatësisht deri në vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë e RMV-së.

Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë ditë së djeshme e vizitoi Tomor Morinën në burgun e Shkupit dhe pas takimit në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkroi Tomor Morina së shpejti do të kthehet te familja e tij në Kosovë.

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina më 25 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë me fletarrest nga INTERPOL-i që e ka paraqitur Serbia. Autoritetet serbe kërkojnë që Morina të ekstradohet në Serbi./Telegrafi/

Dedaj takohet me Tomor Morinën në burg: Ai është i kënaqur nga trajtimi në Maqedoni
Lexo po ashtu Dedaj takohet me Tomor Morinën në burg: Ai është i kënaqur nga trajtimi në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori