Gjykata: Komuna t’ia kthejë pajisjet RTV Mitrovicës

Këtë e ka konfirmuar drejtori gjeneral i RTV Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, i cili, në një njoftim për media, ka dërguar edhe vendimin e Gjykatës, sikurse edhe atë të prokurores së EULEX-it.
Spahiu ka thënë se Gjykata gjithashtu ka urdhëruar Komunën e Mitrovicës që të ndërpres të gjitha punimet e aktivitetet në lokalet e shfrytëzuara nga RTV Mitrovica deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.
“Ndërsa prokurorja e EULEX-it, Elisa Francesca Moretti, në përgjigje të padisë penale kundër kryetarit të Mitrovicës Avni Kastrati, Drejtorit të Inspeksionit Lulzim Zeqiri, Drejtorit të Urbanizmit Mehdi Bala, pronarit Kompanisë “Burimi” dhe komandantit të stacionit të policisë në Mitrovicë Avni Zabeli, për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal kundër Radio e TV Mitrovicës, për fazën fillestare, e ka referuar lëndën në prokurorinë publike komunale si dhe në inspektoratin e Policisë në Prishtinë”, ka thënë Spahiu. /Telegrafi/




















































