Gjykata e Prishtinës ende nuk ka caktuar një datë të saktë për vazhdimin e procesit ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve.
Nga nëntori i kaluar kur është mbajtur seanca e fundit kanë kaluar 246 ditë apo 8 muaj e 4 ditë kanë kaluar nga koha kur për herë të fundit është mbajtur një seancë në procesin e njohur për viza ndaj ish deputetit Ukë Rugova dhe ish-ministrit të kulturës, Astrit Haraqija dhe të akuzuarve të tjerë në rastin në lidhjen me aferën e vizave italiane.
Seanca e fundit në lidhje me këtë rast ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit të kaluar nën udhëheqjen e gjyqtarëve të EULEX-it.
Që nga ajo kohë, EULEX ka përfunduar mandatin në Kosovë, lënda është transferuar tek gjyqtarët vendor ndërsa nuk është caktuar të mbahet ende ndonjë seancë.
Më 30 janar të këtij viti, u raportua se EULEX kishte hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti duke e transferuar atë tek vendorët.
Që nga 30 janari, gjyqtarja e këtij rasti, Naime Jashanica nuk ka caktuar asnjë seanca në këtë gjykim.
Se nuk është caktuar seanca ende e konfirmoi edhe avokati i Ukë Rugovës Nexhat Shabani.
“Jo nuk është caktuar ende”, ishte përgjigja e shkurtër e Shabanit për Kallxo
Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova pjesë e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimit material duke furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.
Sipas aktakuzës plot 556 viza italiane shengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.
Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania