Gjykata e Arbitrazhit me seli në Hagë është mundësia e fundit legale për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kështu vlerësoi profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, në një intervistë për Radio Kosovën, ku insiston se ky mekanizëm mund të përcaktojë nëse ka qenë e saktë metodologjia që është përdorur në këtë proces.
Qorrolli nuk pret shumë nga tryeza e 3 gushtit, por thotë se konkluzat që dalin nga ajo tryezë duhet të merren seriozisht.
Ai thotë se Arbitrazhi mund të jetë mundësia e fundit legale për ta përcaktuar metodologjinë e përcaktimit të kufirit, meqenëse kontestimi i thellë bëhet për shkak të metodologjisë së gabuar, sepse është bërë vetëm demarkimi dhe jo delimitimi i kufirit.
“Arbitrazhi do të jetë një mundësi e mirë legale për të parë se cila ka qenë saktësisht metodologjia dhe për të parë përfundimisht nëse është humbur ndonjë metër katror i territorit të Kosovës, sepse ka kontestim edhe nga pala malazeze se edhe ata kanë humbur dhe përcaktimi i kufirit të bëhet mbi rregullat më të mira të së drejtës ndërkombëtare”, tha Qorrolli.
Sipas Qorrollit, në këtë proces, nuk janë ndjekur rregullat më të mira ndërkombëtare, sepse metodologjia, sipas tij, është bërë jo e duhura, duke u përdorur vetëm kadastra si element. Prandaj, Qorrolli thotë se duhet pasur kujdes kur bëhet fjalë për zbatimin e këtyre rregullave, ngase Kosova do të ketë në të ardhmen proces të demarkimit edhe me Serbinë.
”Qeveria e Kosovës dhe çdo institucion tjetër i Kosovës duhet të jetë shumë vigjilent për të parë se rregullat më të mira ndërkombëtare duhet të plotësohen, ose të përmbushen”, tha Qorrolli.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare nuk pret që tryeza e 3 gushtit të prodhojë ndonjë efekt të madh politik, duke pasur parasysh që karakteri i saj nuk është obligues.
“Tryeza duhet të prodhojë një situatë ku të ketë qartësi mbi të gjitha për opinionin, por edhe për çdo akterë të përfshirë në të. Nuk dua që nga tryeza të dalin të dyja palët me argumente të kundërta, sepse ajo duhet, pavarësisht jo obligueshmërisë, t’i prodhojë disa konkuza të cilat duhet t’i dorëzohen kryetarit, Kryesisë dhe grupeve parlamentare të Kuvendit dhe ato të merren shumë seriozisht”, tha Qorrolli.
Ai tha se duhet të gjendet zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, para se marrëveshja të shkojë për ratifikim, ngase pas ratifikimit, është shumë e vështirë të ri-negociohen çështjet kontestuese të kufirit.
Prandaj, ai thotë se deputetët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të sigurt se për çka po votojnë, jo të votojnë në bazë të inercionit politik, por mbi bazë të inercionit shtetëror dhe patriotik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025