LAJMI I FUNDIT:

Gjykata dënon me mbi 9 vite burgim dhe 11 mijë euro gjobë tre të akuzuar për hyrje në sistemin kompjuterik

Gjykata dënon me mbi 9 vite burgim dhe 11 mijë euro gjobë tre të akuzuar për hyrje në sistemin kompjuterik

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve L. I., L. Sh. dhe L. M për ër kryerjen e veprës penale “hyrje në sistemet kompjuterike”.

Në njoftimin për media thuhet se i akuzuari L. I. nga viti 2011 deri më 4 gusht 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktoi dëm personave të tjerë, ka ndërhy në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të shfrytëzuesve të internetit kryesisht në SHBA përmes kompanisë Yahoo, duke kopjuar, vjedhur të dhëna të ndjeshme si të dhënat për llogari bankare dhe këto të dhëna i ka arkivuar në një server të veçantë, ashtu që ka përdor web faqen e krijuar për shitjen e programeve keqbërëse tek personat e ndryshëm, dhe ka pranuar pagesa nga shtetas të shteteve si Kina, Amerika, Rusia, Ukraina etj., në shumën prej 73.477,18 euro, në emrin e tij dhe anëtarëve të ngushtë të familjes.

“Të akuzuarit L. Sh. dhe L. M. nga viti 2014 deri në gusht 2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktoi dëm personave të tjerë, kanë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe kanë përdor programe të ndryshme, duke arritur qasje në serverët e shtetasve të huaj dhe nga aty kanë arritur të vjedhin informata të kredit-kartelave dhe më pas këto informata i kanë shfaqur në një ankand online, disa nga këto i kanë tërhequr në Zvicër përmes H. K., ku në pajisjet elektronike të sekuestruara janë gjetur kredenciale – miliona e-mail nga mbarë bota, së bashku me fjalëkalimet, gjë që mundësojnë qasje në këto e-mail pa lejen e pronarit”, thuhet më tej.


Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “hyrje në sistemet kompjuterike”.

Trupi gjykues të akuzuarin L. I. e ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë në lartësi prej 5.000 euro, ndërsa të akuzuarit L. Sh. dhe L. M., i ka gjykuar me nga tre vite burgim dhe gjobë në lartësi prej 3.000 euro, secilin veç e veç.

Gjithashtu të akuzuarve në fjalë, u janë konfiskuar disa llaptop, kompjuter, telefona celular, kartela bankare dhe një shumë e të hollave.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda ka refuzuar akuzën ndaj L. I., L. Sh. dhe L. M. për veprën penale “shmangie nga tatimi”, dhe ka liruar nga akuza për veprën penale “falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumentet e pagesës”, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer këto vepra.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori