Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka dënuar sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Në një deklaratë zyrtare, ai e ka përshkruar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe infrastrukturës jetike të rajonit.
“Ibër-Lepenci është një rrugë ujore jetike për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësinë, furnizimin me ujë të pijshëm dhe mirëqenien e përgjithshme të komuniteteve për të cilat ai shërben”, tha diplomati serb dhe shtoi se “sulme të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe vetëm sa shtojnë tensionet në një kohë kur përpjekjet duhet të përqendrohen në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
Gjuriq deklaroi se Serbia është e gatshme të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve të kanalit Ibër-Lepencit.
Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe transparent për të identifikuar përgjegjësit e këtij akti sabotimi.
Në përfundim të deklaratës së tij, Gjuriq apeloi për qetësi dhe përkushtim ndaj dialogut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të shmangur eskalimin e mëtejshëm të situatës.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të rezistojnë ndaj provokimeve dhe të vendosin në prioritet dialogun dhe bashkëpunimin. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje të qetë, të begatë dhe të bashkuar për të gjithë Ballkanin”, tha ai.
“Ndërsa regjimi i Kurtit është nxituar të drejtojë gishtin nga Beogradi pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një shmangie e qëllimshme, që mund të tregojë për përfshirjen e vetë regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza minojnë përpjekjet për dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë delikate”, ka thënë Gjuriq. /Telegrafi/
Serbia condemns in the strongest possible terms the recent attack on the Ibar-Lepenac channel. This deeply troubling act of sabotage jeopardizes the lives and livelihoods of countless individuals in the region. Ibar Lepenac is a critical waterway essential for electricity…
— Марко Ђурић (@markodjuric) November 30, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit