Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shpreson se takimi i sotëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris për të jetë i rëndësishëm për Serbinë pavarësisht nga dallimet që ekzistojnë në lidhje me Kosovën.
Gjuriq, në televizionin shtetëror serb, ka thënë se pret nga kancelarja gjermane qëndrime që nuk e mbështesin vendimin e Kosovës për futjen e taksës shtesë për mallrat serbe, përcjell Telegrafi.
Siç tha ai, nuk ka dyshim se raporti personal i respektit dhe besimit të ndërsjellë që ekziston në mes kancelares Merkel dhe Vuçiqit ofron një mundësi të rëndësishme që Serbia të paraqesë pikëpamjet e veta.
“Unë pres që nga ana gjermane të vijnë zëra që nuk e mbështesin mënyrën se si Prishtina ka nxjerr një vendim të njëanshëm për të vendosur një taksë shtesë për të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia. Unë pres një bisedë serioze dhe të rëndësishme për të ardhmen”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, “është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ka bërë Prishtina duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që zbatohen në rajon, e të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”.
Mirëpo, pavarësisht asaj që thotë Gjuriq, pala kosovare vazhdimisht e thotë të kundërtën, duke akuzuar Serbinë se po shkel të gjitha marrëveshje në raport me Kosovën.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ndërsa, mediat serbe kanë raportuar se temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon 100-vjetorin e armëpushimit, që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!