LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë zjarri në Istog – policia nis hetimet

Gjuajtje me armë zjarri në Istog – policia nis hetimet

Një qytetar nga Istogu ka lajmëruar policinë, se një person derisa ishte në lëvizje me veturën e tij ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 11:00, në rrugën “Nëna Terezë”.


Lajmin për Telegrafin e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Viktima nuk është qëlluar dhe nuk ka lëndime. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë. Deri tani në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë dëshmi dhe nuk dihet çfarë arme mund të jetë përdorur”, tha ai.

Gashi shtoi se polica është duke e hetuar rastin në fjalë. /Telegrafi/