LAJMI I FUNDIT:

“Gjon Mili” në GKK

“Gjon Mili” në GKK

Të mërkurën, më 16 tetor, nis edicioni i 16-të i ekspozitës dhe Çmimit ‘Gjon Mili”. Ekspozita do të hapet në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në ora 20:00.

Pretendentë për çmimin e sivjetmë janë: Albe Hamiti, Altin Krasniqi, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Edson Luli, Fidan Bejtullahu, Jon Mithi, Laureta Hajrullahu, Neron Deshishku, Somer Spat, Valdrin Thaqi, Valentina Bonizzi. Koncepti kuratorial, i kuruar nga Joao Ribas, është “Në tranzicion: Imazhe në mes faktit dhe trillimit’.


Në kuadër të kësaj ekspozite, më 28 dhe 29 tetor 2019 do të mbahet ligjërata nga profesori nga Italia, Bruno Di Marino, si dhe do të bëhet prezantimi i artistit Alfredo Mattarazzo. /Telegrafi/