Nevojiten: * 600 g gjoks pule * ½ filxhan grimca buke * Pak piper të kuq * ½ filxhani arra * ¼ e filxhanit majdanoz * 1 të bardhë të vezës * 1 lugë mustardë * Krip, piper Përgatitja: 1. Ngroheni furrën e shporetit në 250 gradë.

2. Në një pjatë të thellë përzieni grimcat e bukës, piperin e kuq, pak kripë dhe piper (sa mund të marrë maja e thikës).


3. Bluani arrat dhe majdanozin, hidhini në përzierjen me grimcat e bukës dhe përzieni mirë.

4. Në një enë tjetër përzieni mirë të bardhët e vezës dhe mustardën. Një nga një copat e mishit i njomni në përzierjen e të bardhëve të vezës, pastaj edhe në përzierjen e grimcave të bukës dhe të arrave, por vetëm njërën anë, ana tjetër mbetet e papërzier. Rendisni ashtu të lyera në një tepsi, ndërkaq anën e cila është lyer në përzierje le të jetë në anën e sipërme.

5. Lyeni me pak vaj ulliri dhe piqeni derisa mishi të marrë nuancat e ngjyrës së gështenjtë. /Telegrafi/