Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerat në futbollin kosovar.Kësisoj ka shumë ndryshime sa i përket renditjes së top 15-të futbollistëve më të shtrenjtë në Albi Mall Superligë.

Por ndryshime ka edhe në renditjen e skuadrave më të shtrenjta në Kosovë.


Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka rritje dhe tani është skuadra më e vlefshme në vendin tonë me një vlerë të përgjithshme prej 5,15 milionë euro.

fc ballkani 3

Kjo është vlera e gjithë skuadrës therandase prej 29 futbollistëve që janë pjesë e ekipit të parë.

Në pozitën e dytë mbetet nën kampioni kosovar Drita, ku ka 24 futbollistë në ekipin e parë dhe vlera e tyre totale është 4,23 milionë euro.

Drita

Llapi ka 26 futbollistë në ekipin e parë sipas 'Transfermarkt' dhe vlera totale e tyre është 3,45 milionë euro duke zënë vendin e tretë si klubi më i shtrenjtë në elitë.

Llapi 1

Ndërkohë Prishtina mbetet në vendin e katërt me një vlerë totale prej 3,15 milionë euro, apo dy milionë më pak se Ballkani.

Prishtina 1

Në dy pozitat e fundit mbeten Ferizaj dhe Trepça '89 me vlerë më pak se dy milionë euro.

Në total gjithë skuadrat nga elita e futbollit kosovar kanë një vlerë prej 25,35 milionë eurove dhe janë 290 futbollistë pjesë e ekipeve të para. /Telegrafi/

Screenshot 1 2

telegrafi sport app