LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth trendit “Little Miss” që po bëhet viral në rrjete sociale

Gjithçka që duhet të dini rreth trendit “Little Miss” që po bëhet viral në rrjete sociale

Një ditë tjetër, një tjetër ‘meme’ që pushton rrjetet sociale.

Këtë javë përdoruesit e internetit po uzurpojnë kopertinat e serialit klasik për fëmijë të fundit të shekullit të 20-të, “Little Miss and Mr. Men” për të nxjerrë në pah tiparet dhe pasiguritë e tyre unike (ose jo aq unike) të personalitetit në një trend mega-viral në Instagram dhe TikTok .


Cilat janë ‘memet’ e “Little Miss”?

Tendenca e kohëve të fundit konsiston në redaktimin dhe rititullimin e kopertinave të librave “Mr. Men dhe Little Miss”, të cilët shfaqnin personazhe si “Little Miss Naughty dhe Mr. Happy”, për të krijuar karakterizime më specifike dhe hiper-personalizuara për figurat e njohura.


Njerëzit po i përdorin ato për të nxjerrë në pah medikamentet e tyre me recetë (Little Miss Lexapro), porositë e tyre në kafene (Little Miss Brown Sugar Milk Tea With Boba), simptomat e tyre më të tmerrshme të ADHD (Little Miss Forgets To Eat), shfaqjet e tyre të preferuara (Mr. Worldwide) dhe më shumë.

Paralajmëron studimi: Vajzat e reja që kalojnë orë të tëra në Instagram kanë më shumë gjasa të duan operacione plastike sesa ato që shmangin rrjetet sociale
Lexo po ashtu Paralajmëron studimi: Vajzat e reja që kalojnë orë të tëra në Instagram kanë më shumë gjasa të duan operacione plastike sesa ato që shmangin rrjetet sociale

‘Meme’ kanë rrjedhur edhe në TikTok, ku përdoruesit po postojnë ilustrime për të thirrur të dashurit e kaluar, për të hedhur pak dritë mbi profesionet e tyre dhe për të përqeshur miqtë e tyre.

Ku filluan ‘memet’  e “Little Miss”?

Blogu “Know Your Meme” ia atribuon ‘meme’-në e parë të “Little Miss” përdoruesit të Tumblr notyourgaybestie, i cili postoi “Little Miss Smokes Too Much Weed” në qershor të vitit 2021. Por ishte përdoruesi i Instagramit @juulpuppy ai që vendosi skenën për trendin aktual, duke postuar një galeri të ‘meme’-ve të reja në prill të vitit 2022.

Prej andej, të famshëm, markat dhe përdoruesit e përditshëm të Instagramit u hodhën në lëvizje, duke iu referuar personazheve të tyre të preferuar ose duke përqeshur veten ose të tjerët. /Telegrafi/