LAJMI I FUNDIT:

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

Transferimi i Kylian Mbappes tek Real Madridi nga kjo verë e tutje do të ketë padyshim një efekt në minutat që do të kenë disa prej yjeve të Carlo Ancelottit.

Ndoshta lojtari më i prekur nga transferimi i yllit francez mund të jetë Rodrygo, veçanërisht nëse Ancelotti vendos që ta përdorë sistemin 4-4-2 me të cilin shkëlqeu këtë sezon,

Rodrygo me shumë gjasë do të ‘sakrifikohet’ nga tekniku italian për t’i liruar vendin në formacion Mbappes, ani pse ata mund të luajnë së bashku në rast se Ancelotti vendos ta rikthejë sistemin 4-3-3.


Sidoqoftë, pikëpyetje janë ngritur në lidhje me të ardhmen e brazilianit për shkak të transferimit të Mbappes, dhe ai tashmë ka hedhur benzinë në këto thashetheme.

Ancelotti tregon tre lojtarët e Dortmundit që mund t’i shkaktojnë probleme Real Madridit në finale
Lexo po ashtu Ancelotti tregon tre lojtarët e Dortmundit që mund t’i shkaktojnë probleme Real Madridit në finale

Në një intervistë për DAZN, Rodrygo ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse ai do të qëndrojë tek Real Madridi për aq kohë sa ai do të dëshironte.

“Gjithçka mund të ndodhë. Unë kam kontratë këtu, por nuk e di. Unë gjithmonë kam thënë se dua të jem pjesë e klubit, por le të shohim”, ka thënë Rodrygo.

Ndikimi që ka pasur Rodrygo këtë sezon nuk ka qenë aq i madh në krahasim me lojtarët e tjerë të Real Madridit, por ai padyshim mbetet një lojtar i rëndësishëm për ‘Los Blancos’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori