16: e 15: Ka përfunduar protesta në mbrojte të kufijve të Kosovës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe me një koncert në fund, që po mbahet nga këngëtari Bim Bima.


Gjatë fjalimit të tij në protestë, lideri i VV-së, Albin Kurti, theksoi se kjo protestë paqësore dhe madhështore është për Thaçin dhe Vuçiqin, andaj presidenti Thaçi duhet ti mbetet vetëm i së kaluarës.

“Thaçi as një cent sa ishte kryeministër nuk i dha luginës. Ne nuk pranojnë kthim të kohës së Rankovicit. Nuk pranojmë të japim Ujmanin dhe Trepçës dhe maja e Pancicit. Nuk mund të bëjmë marrëveshje i cili ka shpërfillur arritjet e këtij vendit. Thaçit nuk i beson askush. Aventura e Thaçit duhet të ngelet ashtu siç është... Ky president po e mban një kryeministër vetëm në një këmbë, sikur vet që është me një këmbë”, tha ai.

Ai shtoj se Populli i Kosovës nuk e meriton një president si Thaçin.

“Ne kemi nevojë po ashtu edhe për një Qeveri të drejtë dhe të dinjitetshme. Ne kemi nevojë për zgjedhje për mirëqenie më të mirë”, tha ai.

***

E plotësuar- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe e mbijetuara e masakrës në familjen Bogujevci, Saranda Bogujevci ka mbajtur fjalimin e parë në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Bogujevci tha se Serbia ja mori familjen por jo edhe kujtesën. Dhe kjo kujtesë sipas saj tregon se Serbia ka marrë shumë prej Kosovës ndërsa presidenti Hashim Thaçi po sillet sikur Kosova i ka borxh Serbisë.

“Ma morën familjen por nuk arritën të ma marrin kujtesën, e kaluara nuk do të harrohet nga asnjëri nga ne e duhet çdo ditë të dokumentohet…kjo histori nuk është vetëm e jona por e secilit në këtë vend. Dua që qytetarët e këtij vendi të trajtohen me dinjitet për të drejtën e tyre si qenie njerëzore.

Kurse minatori Isuf Boletini ka thënë që minatorët hynin në greva kur Serbia cenonte territorin e Kosovës dhe se do ta mbrojnë territorin sërish.

“Minatorët kanë ditur ta mbrojnë Kosovën ta mbrojnë atëherë do të dinë edhe tash. Ne nuk jemi për trazira duam një shtet ligjor e të drejtë për të gjithë. Por, ne nuk do të kursehemi për të realizuar të drejtat e këtyre qytetarëve. Trepça është e jona, ajo është e ardhmja e këtij vendi. Ne nuk do të lejojmë të jetë derdhur kot gjaku i dëshmorëve. Nuk kanë rënë për pazaret për liri” ka thënë ai.

-------------

E plotësuar- Protestuesit janë mbledhur tashmë të gjithë para skenës së vendosur në sheshin “Skënderbeu”.

Në nisje të protestës është intonuar himni kombëtarë shqiptar. /Telegrafi/

---------------------

E plotësuar- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti po mirëpritet me duartrokitje e brohoritje në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, që është paralajmëruar si pika e fundit e takimit e protestuesve që po kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Protestuesit tashmë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku është paralajmëruar se do të ketë fjalime dhe muzikë.

“Me hajna nuk ka shtet”, “Albin Kurti”, “Luginën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”, janë vetëm disa nga parullat e protestuesve sot.

13 23

---------------------------------------------------------------------------------------------------

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje tanimë kanë nisur marshin protestues nga Biblioteka Kombëtare drejt Sheshit ‘Skënderbeu’ në kryeqytet.

Përveç qytetarëve dhe aktivistëve të shumtë që i janë bashkuar protestës me moton “Një popull si nënshtrohet një njeriu”, të thirrur nga LVV-ja, në protestë janë parë edhe deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pjesëtarë nga shoqëria civile.

Gjithçka, nga protesta e sotme mund ta ndiqni drejtpërdrejt këtu në Telegrafi.com. /Telegrafi/

42707493 2001960543433546 4004018703766126592 n

42872958 1199281716909557 7053243328405438464 n

---------------------

E plotësuar- Një numër i madh i protestuesve tashmë kanë arritur në Prishtinë, ku për pak qaste pritet edhe të nis protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Disa nga protestuesit fillimisht janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare, prej nga edhe do të nis marshi protestues deri tek sheshi “Skënderbeu”.

Po ashtu në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe punëtorët e minierës së Trepçës. Kujtojmë se protesta po mbahet kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. /Telegrafi/

42734729 1698862140240611 3251388649362685952 n

42734818 1848542498600872 6701552516942790656 n

42756607 159990714929834 787922560883884032 n

42773814 501221937011413 3076208718749106176 n

42959029 271844523442906 6481499360726089728 n

---------------------------

Gjithçka gati për protestë, Njësia Speciale rrethon Qeverinë dhe Kuvendin (Foto)

Nga ora 14:00 pritet të nis protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “ Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Në sheshin “Skënderbeu” ku edhe do të mbahet protesta pothuajse çdo gjë është gati.

Ndërkaq, kudo nëpër institucionet e vendit si në Qeveri dhe në Kuvend shihen forca të Njësisë Speciale të Kosovës të cilët janë bërë gati për kontrollin e protestës.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë paqësore. /Telegrafi/

42683429 1884793198276069 7880794087945666560 n

42719790 242895956399128 3493917708741771264 n

42681087 472527333233604 7498906564015685632 n

42702414 2268196686745768 4417680816658710528 n

42704836 2198789003774817 545151183744925696 n