Funerali ishte gati, mungonte vetëm i vdekuri. Por kur çdo shpresë ishte shuar dhe njerëzit ishin mbledhur për ta përcjellë në banesën e fundit, Mario Lo Conte, i la pa fjalë.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një pensionist italian 74-vjeçar nga Montecalvo Irpino, në Avellinese.


I moshuari ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, dhe mjekët deklaruan se ai kishte “mbaruar”.

Mario Lo Conte

Por krejt papritur, përcjell gsh, i moshuari hapi sytë, duke bërë që familjarët të befasohen, duke e quajtur “mrekulli”.

“Po më telefonojnë shumë njerëz dhe më pyesin si jam. Por unë nuk kujtoj asgjë. Ishte besimi ai që më shpëtoi”, tha Lo Conte.