Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të shtunën.

Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si "Ring of Fire në Riad".


Kur dalin në ring Usyk dhe Fury?

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës.

Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Ku zhvillohet lufta Usyk-Fury?

Vendi i meçit është "Kingdom Arena" në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Screenshot 2024 05 17 204529

Çfarë duhet të dini për Tyson Fury?

Fury është dy herë kampion bote në peshat e rënda dhe ka qenë boksier profesionist që nga viti 2008. Luftëtari i lindur në Mançester është 2.06 metra i gjatë dhe ka një rekord prej 34 fitoresh, 24 me nokaut dhe asnjë humbje. Ai mban titullin WBC në peshën e rëndë që nga viti 2020.

Çfarë duhet të dini për Oleksandr Usyk?

Usyk, i cili gjithashtu është i pamposhtur, është fitues i medaljes së artë olimpike me Ukrainën, i cili ka luftuar dhe ka fituar 21 ndeshje. Ai aktualisht mban rripat e peshave të rënda në WBA, WBO dhe IBF. Luftëtari i gjatë 1.9 metra ka kaluar kohë në patrullë në shtëpi gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Screenshot 2024 05 17 204512

Për çfarë tituj po luftojnë Fury dhe Usyk?

Ky është meçi që përcakton kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë që nga viti 1999 kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin.

Fury dhe Usyk po luftojnë për titujt WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Pesha e tyre para meçit?

Sot janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

Sa peshon në të holla kjo luftë?

Paratë e çmimit përfundimtar nuk janë zbuluar dhe do të dihen vetëm pas ndeshjes, por promotori i Furyt, Bob Arum, ka sugjeruar se kampioni britanik do të marrë më shumë se 100 milionë dollarë, rreth 70 për qind të fitimeve.


/Telegrafi/ 
telegrafi sport app