LAJMI I FUNDIT:

Gjira, artiste për mbamendje

Gjira, artiste për mbamendje

Gjira, ose Argjira Kajtazi, ka vetëm 22 vjet dhe jeton në Gjermani prej nga po bën famë e nam, si këngëtare e muzikës shqiptare. Tekstet e saj mjaft provokuese, por edhe interpretimi brilant e bëjnë Gjirën shumë të veçantë dhe të adhuruar.

Bisedoi: Agon Foniqi

Gjira, kohë më parë ishte pjesë e koncertit të Unikkatilit në Prishtinë, paraqitja e së cilës ishte tejet atraktive. Ne kontaktuam me të dhe zhvilluam këtë bisedë, mbase të veçantë, gjithsesi për këto arsye:
Gjira është ndër këngëtaret e rralla shqiptare që arriti rrufeshëm të afirmohet në hapësirën gjithëshqiptare në saje të stilit e paraqitjes së saj tejet të natyrshme.
Gjira është bërë e njohur me hitet "Ditë e re, nafakë e Re" dhe me këngën "Çka po do me t’knu zemër" që ngriti polemika të shumta në rrethe të gjera të estradës.
Ajo ka guxuar që të tallë me këtë këngë disa prej personazheve më të popullarizuara të muzikës shqiptare.

Gjira, me tekstet tuaja keni hapur shumë polemika. Cili është shpjegimi juaj. Pse jeni kaq e fiksuar pas këtyre teksteve të rralla?
Është thjeshtë gjuha e përditshme e përzier me pak ironi dhe sarkazmin tim. Unë nuk jam e fiksuar, por të tjerët kanë ngelur në tekstet e njëjta të vjetra, madje të tejkaluara për kohën, ku gjithmonë përdoren thuaja të njëjtat fjalë dhe me të njëjtën tematikë!…


Ju këndoni vetëm në gjuhën amtare, pra në gjuhën shqipe. Pavarësisht kësaj ju pëlqeni edhe nga adhuruesit e muzikës në Gjermani. Çka është ajo që ju dallon nga të tjerat?
Dëgjuesi mund ta vlerësojë ketë vetë. Ne faqen time zyrtare adhuruesve ju afroj shpesh të dhëna e informacione të shkurtra për punën qe e bëjmë ne, e cila sa i përket artit dhe krijimtarisë është 100% e realizuar nga vetë ne.Duket se ju e doni shumë Kosovën dhe muzikën tonë. Madje, mendoni që përgjithmonë të ktheheni për të jetuar në Kosovë?
Trupi në mërgim, por zemra dhe mendja gjithmonë janë në Kosovë! Prindërit e mi tani janë kthyer të qëndrojnë më gjatë në Kosovë, për të ndërtuar një urë lidhëse midis vendlindjes dhe Gjermanisë ku aktualisht jetojmë, që edhe për mua, Lenen, Ardin, dhe pjesën tjetër të familjes do të krijojë një rrethanë edhe më të volitshme që lidhja me Kosovën dhe hapësirën tonë shqiptare të jetë edhe më e madhe, edhe më e thellë…Sot kur ke mundësi të lëvizjes së lirë, bota është e vogël!…

Ju cilësojnë si këngëtare kontroverse, sidomos për projektin tuaj më të ri, “Muzikë demonstrata”?
Nuk jam kontroverse, thjesht kam shprehur diçka që krejt kanë menduar, e mendojnë tashmë më kthjellët: kontroverse ka qenë situata para se me dalë unë në skenë!… Dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë e tillë!…

Ju, në mënyrën tuaj denonconi anti-vlerat në muzikë, pra e aplikoni metodën, me muzikë, kundër muzikës (së keqe, vj)?
Unë si artiste kam bërë punën time dhe e kam shprehur atë që kam menduar!
Në këngën “Muzike demonstrata” kam dalë e para dhe vet ne demonstratë dhe kam protestuar hapur, kam kërkuar disa vlera. Më në fund qytetarët (populli si jemi mësuar të themi) dhe “qeveria“ në ketë situatë simbolikisht janë mediet. Këto të dyja e formojnë skenën tonë muzikore, që në një mënyrë e përfaqësojnë edhe shtetin. Në këtë kontekst edhe për muzikën do të mund të vlente thënia: “Tregomë çfarë muzike dëgjon, të tregoj kush je“…

Jeni edhe kundër komercializimit në muzikë?
Në një mënyrë edhe unë në atë moment kur shfaqem në skenë, ose bëj ketë intervistë jam komerciale!… Ne jemi këngëtarë dhe është gjë normale që e kërkojmë publikun dhe skenën. Por këtu është një dallim.
Komercializmi te cilin unë e kritikoj për mua e ka një kuptim tjetër. Komercial je në atë moment kur e shet veten për diçka që nuk je. Ose fillon të bëhesh dikush që nuk ke qenë – suksesi i shpejt i sjell këto të këqija, për atë edhe unë kam kujdes … “Transformimet” edhe te karakterit krijues dhe të personalitetit krijues të mos bëhen në dëm të vlerave të mirëfillta krijuese muzikore, me qasje manipuluese, vetëm e vetëm të pushtohet tregu muzikor për përfitimemateriale… Mendoj se kjo temë tejet e ndjeshme tek ne ende nuk po shtrohet e shqyrtohet drejtë dhe kjo bëri që unë edhe përmes këngës të shfaq një pjesë të opinionit tim, më shumë për të sfiduar situatën, që të rishikohen gjërat që kanë marrë një drejtim për mua të gabuar…

Ju dukeni edhe shumë emocionuese dhe humane, madje, një këngë ia keni kushtuar edhe tragjedisë në Restelicë të Dragashit?
Edhe tani shpesh më shkon mendja të Amsera. Si të gjithë shqiptarët, edhe mua më ka prekur thellë rasti i saj; në ditën e tragjedisë së saj familjare më kanë pushtuar lotët. Janë emocione të paharrueshme. Kënga me gjithë tekst është realizuar brenda 30 minutash!… Unë Ardi dhe Lena i bëmë një videoklip spontan duke performuar drejtpërdrejtë në shtëpi dhe këtë reagim tonin emocional donim t´ia adresonim familjes Reka si një lloj ngushëllimi thellësisht njerëzor. Me këtë rast më shumë më ka prekur një letër e ardhur nga anëtaret e familjes, të cilët me kanë falënderuar për këngën dhe respektin. Unë ketë se shoh si diçka humane, por ka qen një emocion njerëzor, të cilin gati 400.000 njerëz kanë ndarë me ne dhe në një mënyrë i kem treguar familjes Reka që jemi pranë tyre…Cila është Gjira për ata që nuk të njohin sa duhet?
Me kohë do të më njohin përmes këngëve që kam realizuar deri më tani dhe këngëve të reja që do të shfaqen në vazhdimësi…!

Megjithëse keni bërë famë, duket se atë e merrni me doza, sepse nuk jeni e uritur për të. Doni që ajo të vijë vetë, sigurt dhe qetë?
Dua vetëm te jem shënosh dhe te krijoj muzikën time në mënyrën që mua më dukët se shpreh preokupimin dhe origjinalitetin tim, përherë synoj të ofroj risi kreative… Fama, paraja etj., janë gjëra që vijnë e shkojnë!…

Çka jeni duke punuar aktualisht në lëmin e muzikës?
Aktualisht jemi duke promovuar videoklipin “Pse kjo zemër po m´dhemb?” që kemi realizuar me Ardin, ku unë jam shoqëruese. Ardianin dhe kualitetin e tij krijues e interpretues e çmoj shumë, jo vetëm pse e kam vëlla!… Bashkëpunimi me të edhe, në këngët tjera, është shumë frutdhënës. Këngën që ai realizoi me mua, është një këngë tepër e bukur me një domethënie të thellë, shpresoj qe do t´u ndihmojë të gjithë atyre qe kanë humbur buzëqeshjen në jetë…

Cila është Gjira larg skenës?
Nuk dalloj shumë prapa skenës, jam tepër e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. E çmoj natyrshmërinë…

Bëni jetë të natës?
Shumë rrallë, zakonisht vetëm kur jam në Kosovë ndjehem më e lirë të dalë më shumë.

Keni ndonjë pasion, ndonjë hobi?
Muzikën e kam pasion… Kur kam kohë, e shikoj Lalen…A vini shpesh në Prishtinë dhe si ndjeheni këtu?

Po, këto vitet e fundit vij më shpesh dhe ndjehem gjithmonë mirë kur jam në vendin tim, disi mbushem me energji e vullnet krijues…

A keni fansa dhe adhurues të shumtë?
Po mos të kisha fansa nuk do të isha sot këtu ku jam!… Madje, më së shumti më befasojnë edhe disa adhurues të moshës 40-50 vjeçare, të cilët më ndalin në rrugë me mirësjellje dhe më japin komplimente…

Cila është porosia juaj për të rinjtë e Kosovës?
Kjo pyetje me bën te ndjehem si politikan!…
Shumicën e porosive dëgjuesi i gjen në këngët e mia!… Kështu, edhe nëse dikujt me tekstet e mia do t´i dukem paksa radikale, familja, shkollimi, dhe vetëbesimi në jetë për mua janë në vendin e parë!

E për ata që merren me muzikë?
Kur e dini çfarë qëllimi keni e gjeni edhe rrugën e drejtë.

Faleminderit Gjira, artiste simpatike, e veçantë dhe unike.
I përshëndes ata që do ta komentojnë këtë intervistë me sharje!

Në trend

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Kalo në kategori