Gjinekologët thyejnë tabutë dhe u tregojnë grave se çfarë nuk duhet të bëjnë kur shkojnë për ekzaminim!

“Ne shikuam gjithçka, frizura juaj intime është e para në listë”
Nuk është sekret që shumë femra, pavarësisht moshës, kanë turp të shkojnë te gjinekologu. Për to është e pakëndshme të tregojnë zonën e tyre intime, prandaj shpeshherë janë në gjendje të zgjedhin femra gjinekologe.
Gjinekologët kanë vendosur të tregohen tërësisht të sinqertë dhe t’u thonë grave se nuk kanë përse të ndihen të turpëruara, pasi, siç thonë ata, kanë parë çdo gjë dhe gjithçka.
Ata kanë bërë një listë të gjërave që nuk duhet të bëjnë gjatë vetë ekzaminimit, si për shkak turpi, ashtu edhe për shkaqe shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Pesë gjëra që nuk u pëlqejnë gjinekologëve:
1. “Më falni, nuk u rrova”
“Neve nuk na intereson frizura juaj, nëse e keni apo jo. Kemi pak kohë për t’u përqendruar në ekzaminim dhe vërtet nuk na intereson që femrat të mos rruhen. Ne nuk ka të bëjë me këtë dhe kjo është një temë reale për të cilën nuk duhet të shpenzojmë kohë të çmuar”, tha një gjinekolog.
2. Anulimi i ekzaminimit për shkak të menstruacioneve
“Menstruacionet nuk janë arsye për të mos ardhur për ekzaminim. Pap testet e sotme e lejojnë testin edhe gjatë ciklit. Një nga keqkuptimet më të mëdha të femrave është se nuk duhet të shkojnë te gjinekologu derisa janë në ciklin e tyre. Është fakt që shumë prej tyre nuk ndihen rehat t’i ekzaminojmë, por këtu jemi për shëndetin. Mos anuloni terminet, sepse një vizitë e rregullt mund t’ju shpëtojë jetën”.
3. Vendosja e diagnozës
“Çdo femër e njeh mirë trupin e saj, por kur bëhet fjalë për sekrecionet dhe probleme tjera, shumë femra e trajtojnë vet problemin. Kjo mund të ketë pasoja të këqija. Mos nxirrni përfundime paraprakisht, por bëni durim dhe na dëgjoni”.
4. Ju nuk tregoni për ilaçet që po merrni
“Asnjë gjinekologe nuk e pëlqen një paciente që është e papërgjegjshme për shëndetin e saj dhe harron të përmendë këtë informacion të rëndësishëm. Gratë harrojnë të përmendin se aktualisht janë duke i nënshtruar një terapie të caktuar, sikur nuk janë as të vetëdijshme se sa e rëndësishme është kjo për ne. Jini të përgjegjshme dhe na udhëzoni për gjendjen tuaj.”
5. Vizita te mjeku vetëm kur paraqiten problemet
“Disa gra shkojnë te gjinekologu vetëm kur vërejnë një problem dhe pastaj shpesh është vonë. Është shumë e rëndësishme që pacienti të kuptojë rëndësinë e kontrolleve të rregullta. Nuk ka asgjë për të shtuar, është ashtu siç është. Ne adhurojmë gratë që kujdesen për shëndetin e tyre dhe që janë të rregullta në ekzaminimet tona”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë

A është uji i pishinave i sigurt për gratë shtatzëna?

Si ta bëni të qeshë partnerin tuaj

Njollat kafe?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës