Komuna e Gjilanit njofton se ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjasë 1 javë dhe do të përfshijë të gjitha zonat e qytetit.

Kryetari i komunës, Alban Hyseni, tha se procesi i spërkatjes do të realizohet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 01:00 pas mesnate.


Hyseni u ka bërë thirrje qytetarët luten që të mbajnë dritaret e mbyllura për të parandaluar futjen e insekteve në shtëpi.

Ai njëkohësisht, u bënë thirrje të gjithë bletarëve që, për arsye sigurie, t’i mbajnë bletët e mbyllura nga ora 19:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

"Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të shëndetit publik dhe mirëqenies së përbashkët", tha ai. /Telegrafi/