LAJMI I FUNDIT:

Gjilani merr në huazim Blendi Krasniqin nga Dinamo City

Gjilani merr në huazim Blendi Krasniqin nga Dinamo City

Blendi Krasniqi është rikthyer te Gjilani pas gjashtë muajve të kaluara te Dinamo City.

Mesfushori i talentuar gjilanas është huazuar te Gjilani nga skuadra shqiptare Dinamo City.

Ka qenë faqja zyrtare e Dinamo City që ka njoftuar se Blendi Krasniqi është huazuar për gjashtë muaj te skuadra e Gentjan Mezanit.


“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit”.

“Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, ka shkruar faqja zyrtare e Dinamo City. /Telegrafi/