Tre nga reperat më in të momentitn, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko ishin të ftuar fundjavën e kaluar për të performuar në njërin prej klubeve të kryeqytetit dhe ndërkohë ishin edhe në një intervistë interesante me Albin për Intv.

Pasi kanë folur për projektet e tyre të fundit dhe për ato që do të sjellin në vazhdim, vëmendja është fokusuar tek reperi Gjiko. Ky i fundit ka qenë në qendër të lajmeve rozë për një lidhje të mundshme me moderatoren simpatike Elita Rudi.


Elita Rudi në poza seksi pranë Ujëvarës së Mirushës Elita Rudi në poza seksi pranë Ujëvarës së Mirushës

Këto thashetheme u nxitën edhe nga disa foto të tyre të kapura nga paparazzi teksa po prisnin në aeroport të kapur për dore si dhe nga një informacion i sjellë nga burime jashtë televizionit sipas të cilëve reperi i kishte dhuruar Elitës një parfum me një mbishkrim ku e quante “molla e dritës së syve të tij.

Por a e pranoi Gjiko këtë lidhje? “Jo, unë nuk di asgjë. Të dielën kam qenë me mamin duke ngrënë pite ”, tha reperi duke u munduar ndoshta ta anashkalojë këtë pjesë.