LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët rus dhe West Ham United i bashkohen garës për Shaqirin

Gjigantët rus dhe West Ham United i bashkohen garës për Shaqirin

Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet një temë te Liverpooli, pasi largimi i tij nga Anfield duket i sigurt në fund të sezonit.

Anësori nga Kosova ka luajtur në vetëm 10 takime këtë edicion me The Reds dhe Jurgen Klopp i ka bërë të qartë se nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Ofertat për Shaqirin nuk mungojnë dhe së fundmi ka nga to që kanë ardhur edhe nga Rusia.


Goal.com ka raportuar se dy gjigantët rus Zenit St Petersburg dhe CSKA Moska kanë shfaqur interesim për Xherdanin.

Xherdan Shaqiri. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Megjithatë Shaqiri mund të mbetet edhe më tej në elitën e futbollit anglez, pasi West Ham United ka rikthyer interesimin për të.

Liverpooli i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se Shaqiri do të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.

Roma, Sevilla dhe Galatasaray gjithashtu e duan kosovarin, i cili po kërkohet edhe në Bundesliga nga Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

La Liga
Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

La Liga
Milani do të transferojë një sulmues të ri në verë – dy emra janë si opsione

Milani do të transferojë një sulmues të ri në verë – dy emra janë si opsione

Serie A
Kalo në kategori