Autoritetet shëndetësore gjermane kanë zbardhur të dhënat e fundit rreth gjendjes me pandeminë.

Sipas Institut Robert Koch, Gjermania gjatë ditës së sotme kanë regjistruar 11.287 persona të infektuar me coronavirus, raporton diewelt.


923967de 10de 4113 867a 15fb965fce76

"Ndërkohë, situata është bërë shumë e rëndë", tha Drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler në një konferencë për shtyp. Ky është numri më i madh i të infektuarve rishtazi në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Në të njëjtën kohë, Wiehler vlerësoi se ishte akoma e mundur të parandalohej një përhapje edhe më e madhe e virusit.

Ndryshe, ai vlerësoi mundësinë e infektimit në transportin publik dhe hotelet si "relativisht të ulët". /Telegrafi/