Gjermania ka eliminuar Anglinë duke shkuar në finale të Kampionatin Evropian për 20 vjeçar vetëm pas penalltive. 

Davie Selke shënoi i pari për gjermanët, por anglezët barazuan me Demarai Gray.


Anglezët kaluan në epërsi me Tammy Abraham për 2-1, por ndeshja u mbyll nga Felix Platte.

selke

Ndeshja shkoi në penallti pasi nuk kishte gola në vazhdime.

Në penallti portieri gjerman Julian Pollersbeck, i kishte të shkuar të gjitha penalltitë se nga godasin anglezët dhe letrën e kishte të fshehur në çorape.

Ai ndali dy penallti, ato të Tammy Abraham dhe Nathan Redmond. /Telegrafi/

telegrafi sport app