Parlamenti gjerman votoi propozimin për borxhe të reja deri në 200 miliardë euro. Këto para do të përdoren për frenimin e çmimeve të energjisë dhe ndalimin e inflacionit.
Bundestagu vendosi për krijimin e “mburojës financiare”, të planifikuar dhe të propozuar nga qeveria për zbutjen e krizës energjetike. Në këtë mënyrë, pezullohet për të dytën herë brenda këtij viti frenimi i borxheve, i parashikuar me Kushtetutë. Një hap i tillë lejohet në një “situatë të jashtëzakonshme emergjente”. Për mundësinë e futjes në borxhe të reja votuan 390 deputetë, kundër 239 dhe abstenuan 36 deputetë.
Qeveria gjermane e justifikon shfuqizimin sërish të rregullit për frenimin e borxhit me efektet e agresionit rus në Ukrainë ndaj çmimeve të energjisë. Sipas vendimit, rritja drastike e çmimeve paraqet një barrë të konsiderueshme, ndonjëherë kërcënuese për vet ekzistencën e njerëzve që preken nga çmimet e larta, por edhe të kompanive në Gjermani.
Vendimi i sotëm parashikon krijimin e Fondit për Stabilizim ekonomik (WSF), ku do të paguhen 200 miliardë euro të marra kredi. Këto para ishin parashikuar më parë për luftimin e pasojave të pandemisë COVID-19, ndërsa tani do të derdhen në këtë fond. Fondet mund të përdoren deri në mesin e vitit 2024.
Krahas frenimit të çmimit të gazit, do të financohet pjesërisht edhe frenimi i çmimit të energjisë elektrike, si dhe ndihma për kompanitë dhe importuesit e gazit, të cilat po hasin në vështirësi si pasojë e krizës energjetike.
Kritika të shumta janë dëgjuar nga radhët e opozitës. Eksperti i financave i CDU-së, Mathias Middelberg foli për një premtim pa kushte të qeverisë.
“Askush në këtë vend nuk e di saktësisht se çfarë do të bëhet me këto para”, tha Middelberg.
Mungesa e projekteve konkrete
Se si do të ulen saktësisht çmimet e rritura të gazit dhe energjisë elektrike ende nuk dihet. Në rastin e gazit, një komision i ngritur nga qeveria ka propozuar që qeveria federale të marrë fillimisht faturat e dhjetorit dhe të veprojë në bazë të tyre.
Në dhjetor pritet një zbritje për këtë muaj. Ndërsa prej muajit mars pritet të përcaktohet edhe çmimi më i lartë i gazit, për 80 për qind të konsumit normal, që do të thotë se konsumatori për këtë sasi gazi do të ketë një garanci të çmimit të caktuar.
Edhe te energjia elektrike po mendohet për përcaktimin e një kufiri të tillë të çmimit. Por qeveria insiston që qytetarët të kursejnë, pavarësisht çmimeve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit