LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të dërgojë 155 ushtarë shtesë në Kosovë

Gjermania do të dërgojë 155 ushtarë shtesë në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka njoftuar se do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë në kuadër të forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

“Mund të konfirmoj se qeveria federale (gjermane) ka vendosur të zgjerojë angazhimin e saj në KFOR nga prilli i vitit 2024, pavarësisht ngjarjeve të fundit në Kosovë”, tha në një konferencë për media Mitko Mueller, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton AA.

Mueller u referohej tensioneve të rritura në veri të Kosovës pasi një polic kosovar dhe katër persona nga një grup i serbëve të armatosur më 24 shtator u vranë gjatë një përleshje në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.


Në këtë zonë u dërguan një numër i madh i forcave të sigurisë, ndërsa pikëkalimi kufitar Bërnjak midis Kosovës dhe Serbisë u mbyll.

Veriu i Kosovës ka qenë skenë e trazirave që nga muaji prill kur serbët lokal bojkotuan zgjedhjet në veri të vendit, pas çka shpërthyen protesta kundër zgjedhjes së shqiptarëve në krye të komunave.

Siç tha Mueller, kontingjenti i ri i ushtarëve do të zëvendësojë forcat austriake të KFOR-it dhe do të trajnohen për t’u përballur me trazirat.

Në konferencën për media, ai përmendi 155 ushtarë shtesë dhe njoftoi se aktualisht janë 71 trupa gjermane me bazë në Kosovë.

Mandati gjerman për misionin e KFOR-it ka një maksimum prej 400 ushtarësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori