LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të blejë disa aeroplanë luftarakë F-35 të ndërtuar nga firma amerikane Lockheed Martin

Gjermania do të blejë disa aeroplanë luftarakë F-35 të ndërtuar nga firma amerikane Lockheed Martin

Gjermania ka vendosur në parim të blejë aeroplanë luftarakë amerikanë F-35 të ndërtuar nga Lockheed Martin për të zëvendësuar flotën e saj të vjetër Tornado, sipas raporteve të së hënës.

Vendimi, nëse konfirmohet, vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz muajin e kaluar njoftoi një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes pasi konflikti në Ukrainë detyron Berlinin të rivlerësojë politikat e tij të jashtme dhe të mbrojtjes, përcjell Telegrafi.


Pse i duhen aeroplanët, Gjermanisë?

Berlini thuhet se po kërkon të përdorë aeroplanët e Lockheed Martin për të zëvendësuar flotën Tornado të vendit, të prezantuar më shumë se 40 vjet më parë.

Gjermania i kërkon Serbisë t'i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë – nëse dëshiron të bashkohet me bllokun
Lexo po ashtu Gjermania i kërkon Serbisë t'i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë – nëse dëshiron të bashkohet me bllokun

Në dritën e agresionit rus të Ukrainës, Scholz tha se do t’i sillte investimet e vendit mbi një angazhim kyç të NATO-s prej 2% të BPV-së.

F-35 konsiderohet aeroplani luftarak më modern në botë. Forma e tij unike e bëjnë atë, vështirë për t’u zbuluar nga radarët e armikut.

Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut - këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus
Lexo po ashtu Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut - këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus

Aktualisht, Tornado është i vetmi aeroplan gjerman i aftë për të mbajtur bomba bërthamore amerikane, të ruajtura në Gjermani, në rast konflikti.

Sidoqoftë, forcat ajrore gjermane kanë operuar me ata aeroplanë që nga vitet 1980 dhe ata do të hiqen gradualisht midis 2025 dhe 2030.

Stafi i Schroeder jep dorëheqje pasi ish-kancelari gjerman i reziston presionit për të ndërprerë lidhjet me Kremlinin
Lexo po ashtu Stafi i Schroeder jep dorëheqje pasi ish-kancelari gjerman i reziston presionit për të ndërprerë lidhjet me Kremlinin

Duke njoftuar një rritje të shpenzimeve ushtarake, kancelari Scholz tha se ushtria gjermane do të marrë 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) për investime dhe projekte armatimi.

Dhe sipas burimeve, shkruan më tej DW, Gjermania planifikon të blejë deri në 35 aeroplanë.

Më parë ishin shfaqur shqetësime se blerja e F-35 mund të prishte planet e përbashkëta me Francën për të ndërtuar një aeroplan të përbashkët luftarak evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori