LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do ta rishikojë Ligjin për Energjinë si masë për t’i shpëtuar bizneset nga ndikimi i Rusisë

Gjermania do ta rishikojë Ligjin për Energjinë si masë për t’i shpëtuar bizneset nga ndikimi i Rusisë

Qeveria federale e Gjermanisë do të mund të blejë aksione në kompanitë e energjisë që po përballen me kostot e rritjes së çmimeve të importit të gazit, pasi Berlini po përpiqet të forcojë mbrojtjen e një lufte ekonomike me Moskën.

Projektligji për Energjinë mund t’i japë gjithashtu të drejtën qeverisë për të vendosur taksa emergjente ndaj konsumatorëve, megjithëse mbetet ende e paqartë se sa shpejt mund ta ushtrojë qeveria këtë të drejtë.

Administrata e kancelarit Olaf Scholz po përpiqet të përballojë ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, duke paralajmëruar se bizneset mund të përballen me një kolaps të modelit të “Lehman Brothers” nëse nuk arrijnë t’ua kalojnë kostot konsumatorëve.


Sipas propozimeve të reja për energjinë, qeveria do të jetë në gjendje të marrë aksione me të drejta vote ose jo në ato kompani që lidhen me infrastrukturën kritike, nëpërmjet disa mekanizmave të njëjtë që u përdorën për të shpëtuar kompanitë gjatë pandemisë COVID-19.

Zyrtarët kanë biseduar me blerësin më të madh të gazit rus në Gjermani, Uniper për një paketë të mundshme shpëtimi. Lajmet për ndryshimet e propozuara legjislative bënë që vlera e aksioneve të bie pasi investitorët druhen nga rreziqet e shtetëzimit.

Një ndihmë e mundshme për Uniper mund të bazohet te lehtësirat që u ofruan gjatë pandemisë për linjën ajrore Lufthansa, e cila u shpëtua nga falimentimi gjatë pandemisë me një paketë ndihme prej 9 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori