Njoftimi i kreut të koncernit global të internetit, Meta, Mark Zuckerberg, mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë dhe Evropën në plan afatmesëm. Në një video-mesazh, shpikësi i Facebook-ut njoftoi se do të hiqte dorë nga kontrollet e fakteve në platformat e tij si Facebook dhe Instagram në të ardhmen, duke filluar në ShBA.
Kompania me bazë në Kaliforni, tha Zuckerberg, do të rishikojë ndjeshëm politikat e saj të moderimit të përmbajtjes dhe do t’i japë fund programit të saj të kontrollit të fakteve nga palët e treta. Zuckerbergu fjalë për fjalë tha: “Kemi arritur një pikë ku kishte shumë gabime dhe shumë censurë. Zgjedhjet e fundit ishin një pikë kthese kulturore drejt fjalës së lirë”. Kontrolluesit e fakteve nuk do të na nevojiten më, tha miliarderi. Ata kanë qenë të njëanshëm politikisht dhe “shkatërruan më shumë sesa krijuan besim, veçanërisht në ShBA”. Kontrolluesit e fakteve kanë qenë më parë punonjës të agjencive të njohura të lajmeve si AFP dhe Reuters, dhe ata kontrollonin përmbajtjen e platformave në 26 gjuhë.
Zuckerbergu e justifikoi këtë hap për pesë minuta në video. Ai padyshim reagoi edhe ndaj kritikave që shumë republikanë të ShBA-së, përfshirë të besuarin e Presidentit të ardhshëm, Donald Trump – shefin e Tesla-s, Elon Musk – kishin shprehur vazhdimisht për kontrollin e përmbajtjeve në platformat e tij.
Në BE dhe Gjermani, reagimi pas njoftimit të Zuckerberg është më shumë i përmbajtur, gjë që mund të ketë të bëjë edhe me faktin se fundi i kontrolleve, për shembull për përmbajtjet seksiste ose ekstremiste të krahut të djathtë, fillimisht nuk vlen për Evropën. Sepse, me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), zbatohen ndërkohë rregulla më të rrepta në BE sesa në Amerikë,
megjithëse kontrolluesit e fakteve nuk përmenden në mënyrë eksplicite në të. Ligji evropian kërkon që platformat e mëdha në internet të ndërmarrin veprime kundër urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe përmbajtjeve të tjera të paligjshme në internet. Dhe, kjo vështirë se është e mundur pa ndihmën e ekspertëve të jashtëm. Në rast shkeljesh, kompanitë e internetit përballen me gjoba deri në gjashtë për qind të xhiros së tyre globale vjetore. Ligji është në fuqi në Gjermani që nga maji 2024.
Ministri gjerman për Çështjet e Digjitalizimit, Volker Wissing (ish-FDP), i cili aktualisht ndodhet në ShBA, iu referua gjithashtu këtij dallimi ekzistues midis BE dhe ShBA-së dhe komentoi njoftimin e Zuckerbergut: “Ne e marrim këtë shumë seriozisht. Ne jemi në çdo kohë gati të veprojmë me vendosmëri dhe të përshtatim rregulloret, nëse vërejmë se kompani si Meta nuk po plotësojnë nevojën tonë për informacion të sigurt dhe të verifikuar. Ne nuk do të lejojmë që demokracia jonë të sfidohet”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, tha se nëse Zuckerbergu nuk merr më masa kundër “lajmeve të rreme”, do të ngrihej gjithashtu “çështja e veprave penale” këtu. Miersch iu referua akuzave për ndikim zgjedhor nga platformat e internetit, për shembull në Rumani. Diçka e tillë do të thotë “minim i strukturave themelore demokratike”.
Zëdhënësi i kancelarit, Olaf Scholz (SPD), Steffen Hebestreit, bëri një deklaratë të ngjashme. Ai tha të mërkurën në Berlin: “Ne kemi besim të plotë tek Komisioni i BE-së se ai po bën punën e tij”. Dhe, i pyetur nga DW, kandidati për kancelar dhe lideri i CDU-së konservatore, Friedrich Merz, tha të mërkurën në Seon të Bavarisë: “Unë po e shikoj këtë me shqetësim në rritje. Kur bëhet fjalë për çështjen e kontrollit demokratik, legjitimitetit dhe bazës ligjore, bota digjitale nuk është gjë tjetër veçse analoge”. Dhe, në fakt nuk ka vend për agjitacion dhe urrejtje as atje.
Lajmi nga ShBA-ja shkaktoi zemërim edhe tek ekspertët gjermanë të internetit. Eksperti digjital, Markus Beckedahl, e përshkroi vendimin e Zuckerbergut si një “kthesë 180 gradë”. Në ZDF, Televizionin e Dytë Gjerman, Beckedahl, themelues dhe kryeredaktor i blogut Netzpolitik.org dhe bashkëiniciator i konferencës Re: Publica, e quajti hapin e kreut të Meta-s një përulje ndaj Donald Trumpit dhe administratës së tij të ardhshme.
Pothuajse të gjitha dëshirat dhe kërkesat e Partisë Republikane, si heqja e kontrolleve të fakteve dhe zbatimi i “lirisë radikale të fjalës në të gjitha platformat”, janë tashmë politikat e Meta-s, thotë Beckedahl.
Zuckerbergu kishte theksuar vite më parë se kanalet e tij të mediave sociale nuk ishin aty për përhapje të urrejtjes dhe nxitjes së saj, gjë që për të cilën ai do të tregonte vëmendje.
Por, edhe në Berlin ka edhe përkrahës të ndryshimit që bëri të ditur Zuckerbergu . Deputeti i FDP-së, Wolfgang Kubicki, nënkryetar i Bundestagut gjerman, e përshëndeti vendimin e Meta-s, si “lajm të mirë për fjalën e lirë”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re