Më 1 shtator 1939 në orët e para të mëngjesit gjermanët filluan Luftën e Dytë Botërore me sulmin kundër Polonisë. Me miliona të vrarë, të plagosur, gra të përdhunuara, të dëbuar dhe një botë, që ende edhe sot vuan nga vala shkatërruese e nazistëve.
Pikërisht më 1 shtator, 80 vite më vonë një parti feston në Gjermani suksesin dyshifror në votime, duke i kërkuar votat me qëndrime nacionaliste dhe raciste. Në Saksoni dhe Brandenburg ajo arriti rezultatet më të mira të shënuara nga AfD. Me këtë rezultat, kjo parti ia doli që në të dy landet lindore gjermane të ngjitet vetëm brenda pak vitesh nga një parti e vogël në forcën e dytë politike më të rëndësishme në parlamentet e landeve. E nuk mund të qetësohesh, pse populistët e djathtë, megjithë prognozat serioze, nuk ia dolën dot të dilnin në Saksoni partia më e fuqishme.
Çfarë na thotë ky rezultat për Gjermaninë, që në kohë ekonomikisht shumë të suksesshme dhe një peizazh partiak relativisht të qëndrueshëm, një parti e tillë arrin kaq sukses? Dhe për çfarë duhet të trembemi, nëse kohët ndryshojnë dhe Gjermania bie ndoshta edhe në një vorbull të recesionit botëror? Sa të sigurta qëndrojnë muret mbrojtës kundër zjarrit, sa e fortë vetëdija, që në Gjermani kurrë më nuk duhet të marrë përgjegjësi qeverisëse një parti, me një shumicë anëtarësh racistë?
Të humbura kanë dalë të dyja partitë tradicionale, CDU-ja e Angela Merkelit dhe socialdemokratët, që morën në të dyja landet rezultatet më të dobta që nga bashkimi i Gjermanisë. Kjo tendencë në thelb do të thotë, se edhe në Gjermaninë kaq të stabilizuar po bëhet gjithnjë e më e komplikuar gjetja e koalicioneve qeverisëse. Dhe se nuk funksionon më parimi i partive popullore të mëdha, që si një rezervuar mbledhës fusnin brenda ekstremet majtas e djathtas qendrës politike. E gjitha kjo është një provë, se sa po lufton Gjermania në kërkim të asaj, se çfarë vendi do që të jetë? Çfarë kursi do të ndjekë në politikën e refugjatëve, por edhe në çështje të tjera të mëdha ekonomike dhe socialpolitike. Sa shtet kombëtar duhet dhe sa integrim në Evropë?
Është në natyrën e historisë, që vetëm më pas dallohet dhe vlerësohet, se çfarë ka ndodhur në një moment të caktuar historik, dhe se çfarë ndikimi kanë pasur ngjarjet për të ardhmen. Në këtë kuptim vetëm mund të spekulosh, se çfarë do të shkruhet më vonë në librat e historisë për 1 shtatorin e vitit 2019.
Nuk ka dyshim: Rezultate të tilla e bëjnë me krahë AfD-së në shkallë federate, ajo ndjehet e fortë dhe nuk ka për t’u zhdukur kaq shpejt nga skena politike. Për këtë arsye, partitë e tjera duhet të gjejnë mënyrën si të veprojnë me këtë parti. Të dalësh tani me fodullëk dhe arrogancë, do të ishte një gabim fatal. Këto rezultate ua kanë bërë brutalisht të qartë atyre që kanë përgjegjësi politike, se diçka në këtë vend ka shkarë keq, dhe se ata do të bënin mirë të vështrojnë me kujdes dhe të dëgjojnë me vëmendje, se çfarë i çon votuesit në krahët e populistëve.
Është pjesë e përgjegjësisë historike të Gjermanisë po ashtu, që ka parime të caktuara, të cilat janë të panegociueshme. Këtu bën pjesë ushtrimi i lirisë së besimit fetar, po ashtu edhe e drejta për azil për njerëzit në rrezik. Këtu bën pjesë po ashtu, që parime të tilla nuk lejohet të sakrifikohen, pavarësisht sa i vështirë është krijimi i një qeverie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij