LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e ndihmon me helmeta Ukrainën, Klitschko: Çfarë do të na dërgoni më pas, jastëkë?

Gjermania e ndihmon me helmeta Ukrainën, Klitschko: Çfarë do të na dërgoni më pas, jastëkë?

Ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda dhe kryetari aktual i kryeqytetit ukrainas, Kievit, Vitali Klitschko, ka sulmuar sërish Gjermaninë pasi e akuzoi atë për tradhti ndaj Ukrainës disa ditë më parë.

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë 5.000 helmeta në Ukrainë pasi u kritikua për refuzimin e furnizimit me armë të ushtrisë së Ukrainës.

Ai e përshkroi ofertën e fundit të Gjermanisë për Ukrainën si “qesharake” dhe theksoi mungesën e mbështetjes nga qeveria e kancelarit, Olaf Scholz.


“Sjellja e qeverisë gjermane më lë pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes padyshim nuk po e kupton se ne po përballemi me një forcë ruse të pajisur në mënyrë perfekte që mund të nisë një pushtim tjetër të Ukrainës në çdo moment. Çfarë mbështetje do të na japë më pas Gjermania? Ndoshta jastëkë”, tha ukrainasi, raporton dailymail.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Gjermania mbështet Ukrainën dhe se pikëpamjet e saj për agresionin rus janë në përputhje me vendet e tjera të NATO-s.

Gjermania thotë se do të dërgojë 5.000 helmeta në Ukrainë pasi u kritikua për refuzimin e dërgimit të armëve
Lexo po ashtu Gjermania thotë se do të dërgojë 5.000 helmeta në Ukrainë pasi u kritikua për refuzimin e dërgimit të armëve

Por ka spekulime se ngurrimi i Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë po ndikohet prej varësisë nga Rusia për furnizime me gaz, si dhe nga e kaluara ushtarake e Gjermanisë.

Më herët, Klitschko, në intervistë për gazetën Bild, sulmoi Berlinin se nuk po i shet armë Ukrainës dhe po e mbështet vazhdimisht gazsjellësin Nord Stream 2.

Ndryshe, Rusia ka shtuar numrin e trupave ushtarake në 100 mijë në kufirin me Ukrainën ndërsa SHBA-ja tashmë ka dërguar ndihma ushtarake në shtetin ukrainas në vlerë prej 200 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori