Të akuzuarit, sipas burimeve zyrtare gjeorgjiane, kanë pranuar se lëndën shpërthyese e kanë marrë nga një oficer i Federatës Ruse, njofton REL.

Gjatë muajve të fundit Gjeorgjia ka arrestuar një numër të dyshuarish që synonin të vinin lëndë shpërthyese në mjedise publike me porosi të shërbimeve ruse. /Telegrafi/