LAJMI I FUNDIT:

Gjenerallejtënant Rama viziton Gardën Kombëtare të Ajovës

Gjenerallejtënant Rama viziton Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në krye të një delegacioni të përberë nga kolonel Ilir Qeriqi-atashe i FSK-së në SHBA, rreshter major Genc Metaj- rreshter major i Komandës së FSK-së dhe majori Berat Shala, asistent ushtarak i KOMFSK, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovës.

Gjatë kësaj vizite, Rama dhe delegacioni i FSK-së janë pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr dhe stafi i lartë i kësaj garde.

Rama gjatë vizitës së tij po ashtu ka vizituar njësitë dhe Shtabin e Përbashkët të Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjeneral Rama dhe gjenerali Orr në takimin që zhvilluan së bashku biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e përvojave në mes dy forcave, si dhe për avancimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.


Ai po ashtu vizitoi Institutin Regjional të Trajnimit, Qendrën e Trajnimit për Mbështetje si dhe Komandën e Gardës Kombëtare Ajrore të Ajovës.

Gjatë takimeve që gjeneral Rama zhvilloi në këto qendra, ndër tjera, nga drejtuesit e tyre kërkoi mbështetjeje për pjesëtarët e FSK-së në fushën e mirëmbajtjes, mjekësisë ushtarake, mbrojtjes kibernetike si dhe në fushën e zhvillimit profesional të udhëheqjes.

Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së është shoqëruar nga konsulli gjeneral i Republikës së  Kosovës në Ajova, Xhavit Gashi.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe rreshter majori Genc Metaj morën pjesë edhe në Paradën e Veteranëve, e cila organizohet me rastin e panairit të bujqësisë në Des Moines Iowa.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, vazhdon vizitën zyrtare në SHBA deri më 20 gusht, ku pritet të realizojë vizita dhe takime pune në Gardën Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori