Nikolai Viktorovich Staskov, projektuesi kryesor i “desantit rus” në Sllatinë në vitin 1999, thotë se urdhri për të fluturuar 120 aeroplanë do të ishte dhënë sikur të shkrepej vetëm një plumb ndaj forcave ruse, të cilat më 11 qershor të vitit 1999, jashtë komandës së KFOR-it morën kontrollin e Aeroportit në Sllatinë.
Tre divizione të trupave ajrore, me 120 aeroplanë ishin të gatshme për luftë në Kosovë në qershor të vitit 1999.
“Urdhri për të sulmuar do të ishte dhënë sikur vetëm një plumb të ishte shkrepur ndaj ushtrisë sonë. Gjenerali britanik Michael Jackson, siç dyshojmë ne, i kishte këto informacione, kur tha para kamerave më 12 qershor se rusët mund të qëndrojnë në Sllatinë [aeroport], sepse nuk do të rrezikonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Po, ne ishim gati për gjithçka”, kështu tha për gazetën serbe “Novosti” gjeneral-lejtnant Nikolai Viktorovich Staskov, kreu i atëhershëm i shtabit të forcës ajrore ushtarake të Federatës Ruse, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, atëherë janë alarmuar tre divizione të parashutistëve të Rusisë, kurse në 120 aeroplanë ishte ngarkuar pajisje luftarake, e gatshme për një desant të madh.
“Presidenti Jelcin, ministri i punëve të Jashtme, Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergejev, marshimin e ushtrisë ruse në Sllatinë e kanë përcjellë përmes televizionit CNN dhe nuk e kanë ditur se çfarë po ndodhte”, ka thënë gjenerali rus.
Gjenerali rus tregon se si erdhi deri te ideja që forcat ruse të niseshin për në Kosovë.
“Pas vendimit politik që forcat tona të mos marrin pjesë në operacionin paqeruajtës në Kosovë, u ulëm në Moskë dhe biseduam se si ta ndihmojmë popullin serb, sepse kishim një vlerësim të inteligjencës nga terreni se çfarë do të ndodhte. Ribkin, Ignatov dhe unë kontaktuam me Shefin e atëhershëm të Shtabit të Përgjithshëm, Anatoly Vasilyevich Kvashninov, dhe gjatë gjithë kohës së bashku me ne ishte GRU (Shërbimi Informativ Ushtarak Rus). Mua, si veteran nga Ballkani, më është dhënë detyra e zgjedhjes së njësisë dhe përcaktimit të rrugës së marshimit. Kishte vetëm tre persona në vertikalen komanduese”, tregon gjenerali rus, përcjell Telegrafi.
Nikolai Viktorovich Staskov thotë se gjenerali Viktor Zavarzin u bashkua me kolonën e ushtrisë së tij në Beograd, por se ai nuk kishte një funksion komandues, as nuk i dinte detajet. “Desantnikët” erdhën në Kosovë për 10 orë. Në anën serbe të komandës ishte presidenti serb Sllobodan Millosheviq.
“Nuk e di kush ka koordinuar nga Moska komandën me Millosheviqin. Ne u përqendruam në zhvillimin e situatës në terren dhe ardhjen e gjeneralit britanik Jackson. Ky ‘incident’ ishte i paraparë. Vetëm se nuk dihej se si do të përfundonte”, thotë ai.
Gjenerali rus supozon se britanikët kishin informata për mobilizimin në aeroportet ruse dhe se gjenerali Jackson e kishte këtë parasysh, kur tha se “nuk do ta filloj Luftën e Tretë Botërore “.
Staskov potencoi se krahas parashutistëve ishin të gatshëm edhe aviacioni në distanca të gjata me bombarduesit dhe se “me siguri do të fillonin të shpërthenin unazën ajrore të NATO-s përreth Serbisë, sikur të paraqitej nevoja”.
“Brenda disa ditësh situata u qetësua. U arrit një marrëveshje për shfrytëzimin e aeroportit dhe pjesëmarrjen e kontingjentit rus në KFOR. Për fat të keq, nga pala serbe nuk u kërkua angazhim shtesë”, tha ai.
Gjenerali rus mendon se çështja e Kosovës do të zgjidhet në nivele të larta. Sipas tij, “gjithçka varet nga raporti i forcave dhe besimit ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve të lindjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës