Fiorentina ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se Edoardo Bove është në terapi intensive, por testet e kryera kanë përjashtuan dëmtime serioze kardiologjike ose neurologjike.

Mesfushori 22-vjeçar u rrëzua gjatë ndeshjes së Serie A kundër Interit në "Artemio Franchi”, pas 17 minutash lojë.


Ai u dërgua me urgjencë në spitalin aty pranë, duke rikthyer vetëdijen në spital.

Një deklaratë është lëshuar mbrëmjen e sotme nga klubi.

“ACF Fiorentina dhe Spitali Universitar Careggi kanë njoftuar se futbollisti Edoardo Bove, i cili u trajtua në fushë pas humbjes së vetëdijes gjatë ndeshjes Fiorentina – Inter, aktualisht është nën mbikëqyrje dhe është në terapi intensive”.

Lojtari i Violës mbërriti në urgjencë në kushte të qëndrueshme hemodinamike dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardio.

Ndeshja u ndërpre dhe do të ricaktohet për një datë të mëvonshme.

Sipas protokollit të Serisë A, ajo do të rifillojë që nga momenti i ndërprerjes nga minuta e 18-të kur rezultati ishte 0-0.

Bove është një produkt i akademisë së të rinjve të Romës dhe ai iu bashkua Fiorentinës këtë verë në formë huazimi për 1.5 milion euro me opsion për ta bërë lëvizjen e përhershme për 10.5 milionë euro të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app