LAJMI I FUNDIT:

Grupet e armatosura në veri më 31 korrik, Sveçla: Të udhëhequra nga Vuçiqi dhe Qeveria e Serbisë

Grupet e armatosura në veri më 31 korrik, Sveçla: Të udhëhequra nga Vuçiqi dhe Qeveria e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar sot lidhur me grupet e organizuara e të armatosura në natën e 31 korrikut dhe 1 gushtit, në kohën kur ishte vendosur për reciprocitet.

Ai tha se të grupet e tilla të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit jo vetëm janë të cytura por edhe të udhëhequra nga Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë.

“Kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura në natën e 31 korrikut dhe 1 gushtit. Institucionet tona janë duke punuar që t’i identifikojnë…”, tha ai, raporton Telegrafi.


Sveçla ka folur edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë atje, duke thënë se është plotësisht e ndryshme nga ajo çfarë kanë trashëguar.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për dëmtimin e kabllove optike në atë pjesë të vendit. Sipas tij, shtrirja e kabllos optike ka qenë target i sulmit të kriminelëve.

“Ajo çfarë mund të them se është infrastrukturë kritike dhe çfarëdo dëmtimi i saj është vepër e rëndë penale…”, tha ai. /Telegrafi/