Qeveria e Republikës së Kosovës, dy vjet më parë ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacakë nëpër komuna, të cilat mjete kanë kaluar në buxhetin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), mirëpo gjendja në terren është ende alarmante.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Sipas tij, ASK-ja, e ka kryer misionin e saj për ndarjen e mjeteve për trajtimin e qenve endacak nga Qeveria e Kosovës.
“Si Asociacion i Komunave të Kosovës, në atë kohë kemi avokuar, lobuar që këto mjete të dedikohen për trajtimin e qenve endacak. D.m.th misioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë që ta bind qeverinë e Republikës së Kosovës, që të ndaj mjete shtesë për trajtimin e kësaj problematike. Në takimin e Këshillit të kryetarëve që e kemi pasur së bashku me drejtuesit e Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit është vendosur që këto mjete të menaxhohen nga AUVK-u, d.m.th këto mjete nuk kanë shkuar tek buxhetet e komunave, mirëpo janë derdhur në buxhetin e AUVK-ut, i cili pastaj i ka menaxhuar dhe është marr me zgjidhjen e kësaj problematike. E tash sa është zgjidhur kjo problematik apo kjo çështje, po shihet në terren. Ne kemi biseduar me kryetarët e komunave, si dhe i kam vizituar komunat dhe gjendja ende është alarmante”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu theksoi se ka qenë endacak të cilët nuk janë trajtuar, apo janë trajtuar në mënyrë jo humane.
“Problematika ende po vazhdon. Nuk e di e çka është bërë, pasi siç e thash misioni i Asociacionit ka qenë përgatitja e një programi katër vjeçare, sepse e kemi dit që për një vit nuk mund të zgjidhet ky problem dhe buxheti është propozuar si katër vjeçare. Është miratuar nga Qeveria, dhe tash me menaxhimin e këtyre merret AUVK”, u shpreh Ibrahimi.
Ndërsa, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUVK, thotë se gjatë zhvillimit të projektit janë identifikuar disa fusha të cilat duhet të rregullohen me një projekt të ri.
Thaçi tha se është përgatitur një projekt i ri, i cili është paraqitur pran Qeveris me arsyeshmërinë e vazhdimit të projektit të vitit paraprak me disa plotësim ndryshime të cilat janë identifikuar si të nevojshme për zbatim.
“Udhëheqësi nacional i projektit Menaxhimi dhe Kontrolli i Qenve Endacak, bashkë me Drejtorin e Shëndetit dhe Mirëqenës se Kafshëve të AUV-së dhe inspektoratin veterinarë, gjatë zhvillimit të projektit kanë identifikuar disa fusha të cilat duhet të rregullohen me një projekt të ri. Të gjitha këto ide janë formësuar në një projekt i cili është paraqitur pran qeveris me arsyeshmërinë e vazhdimit të projektit të vitit paraprak me disa plotësim ndryshime të cilat janë identifikuar si të nevojshme për zbatim. Në momentin që qeveria ndan buxhet për përkrahje ne do ta nisim punën për zbatimin e tij dhe do t’i përfshijmë të gjithë komunat në nivel vendi”, ka thënë ai.
Ai tutje shpjegoi se tash që i kanë të gjitha të dhënat janë më shumë të përgatitur që me efikasitet me të lartë të përmbyllin një cikël të trajtimit të duhur të problematikës së qenve endacak.
“Kemi krijuar një klime të mire për përkujdesjen e kafshëve endacake dhe atyre përkëdhelëse, si nga ana e trajtimit humane dhe nga ana profesionale e ndërhyrjeve klinike nga ana e veterinarëve. Pasi që, kjo përgjegjësi ligjore u takon komunave dhe ato ndër vite nuk kanë treguar përkushtimin e duhur për të arritur sukses (disa komuna nuk i trajtuan fare ) ka lindë nevoja që një autoritet i nivelit qendror të bëjë implementimi në nivel nacional. Projekti i implementuar nga AUV në vitin e kaluar ka zbutur krizën nga qenët endacak”, tha tutje Thaçi.
Mirëpo siç u shpreh ai, në Kosovë llogaritet që kanë mbetur dhe një numër i madh i qeneve të pa trajtuar të cilët deri në fund të këtij viti mund të shumohen në mënyrë të pa kontrolluar në qoftë se nuk veprojnë edhe këtë vit.
“Andaj ne kemi paraparë që projekti është shumë i nevojshëm të vazhdoj deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike. Me mjetet të cilat do të ndahen do të kryhen shërbime të njëjta sikurse në vitin paraprak duke përfshirë edhe disa komponent të tjera”.
Thaçi shtoi se qytetarët kanë pas mundësin të identifikojnë të gjithë qenët të cilët janë trajtuar sepse posedojnë shenja identifikuese.
“Do të punojmë ngushtë me organizatat e shoqërisë civile në fushata të vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për trajtimin e kafshëve me theks të veçantë qenve me pronar. Të cilët konsiderohen si burim i shtimit të qenve endacak. Po sa të kemi siguruar mjetet me kohë do të njoftojmë për të gjitha aktivitetet që ne do t’i ndërmarrim në çdo hap të zhvillimit të projektit. Do të ju mbajmë të informuar për punën që do të realizohet. Të gjitha bashkërisht do të punojmë qe ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë duke mos qen pjesë e kronikave ku qytetar atakohen dhe rrezikohen nga qentë endacak dhe në të njëjtën kohë do të punojmë që ne si qytetar të Kosovës të shprehim kulturë duke treguar se dimë të trajtojmë kafshët në mënyrë humane sikurse ne vendet e zhvilluara”, tha ndër të tjera zyrtari për informim në AUVK, Lamir Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht