Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:35.
“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































