LAJMI I FUNDIT:

Gjendet macja 20 kilogramë e rëndë

Gjendet macja 20 kilogramë e rëndë

Macja me peshë prej 20 kilogramësh është gjetur në qytetin Voorhees të shtetit amerikan të New Jerseyt, derisa aktivistët e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve shpresojnë se do të arrijnë t’i gjejnë asaj një shtëpi ku do të fillojë të ushqehet më shëndetshëm.

"Është e ndërtuar si lojtar i ragbit", ka deklaruar Deborah Right, vullnetare e cila përkujdeset për macen e trashë. Pronarët e maces deri të shtunën mund ta marrin, në të kundërtën do të ofrohet për adoptim.

Macja më e trashë e të gjitha kohërave ka qenë e rëndë mbi 21 kilogramë, dhe ka jetuar në Australi, gjatë viteve 1980.

Libri i rekordeve Guinness që prej atëherë ka larguar kategorinë e maces më të trashë, me frikën se pronarët do të mund t’u bënin dëm kafshëve të tyre në tentim për të thyer rekordin.